TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Aplikim për certifikatë rezidence për individët

Home | Tax legislation | Individ | Private: Taksimi i dyfishtë | Aplikim për certifikatë rezidence për individët

Aplikim për certifikatë rezidence për individët

Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë rezidence për individët” ju mundëson qytetarëve pajisjen me certifikatën e rezidencës me vulë elektronike, dokumentin vërtetues të pagesës së detyrimeve tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri me qëllim shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në çdo shtet me të cilët Shqipëria ka një marrëveshje/konventë tatimore.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë rezidence për individët”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Zgjidhni shtetin ku do të depozitohet certifikata e rezidencës; – Zgjidhni vitin fiskal për të cilën kërkohet certifikata e rezidencës; – Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; – Pas përpunimit të kërkesës për certifikatën e rezidencës nga Drejtoria e Tatimeve, ju do të njoftoheni me e-mail për miratimin apo refuzimin e kërkesës; Vërtetimin e përfunduar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
1 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: e-Albania.

Shërbimi në e-Albania: Aplikim për certifikatë rezidence për individët

Do you have a question?

Do not hesitate to contact us. We are a team of experts and will be happy to speak with you.

GDPR

Do you need help?? We are online