TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Njoftim për vend të lirë pune: Kontabilist/e (me eksperiencë pune)

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

POZICIONI I PUNËS: Kontabilist/e

RRETH PUNËDHËNËSIT

Alprofit Consult – Zyrë Kontabiliteti

Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në këto fusha: (a) Këshillim financiar, (b) Shërbime kontabiliteti, (d) Shërbime të taksave, (e) Implementim të programit financiar QuickBooks e trajnime në fushën e kontabilitetit.

Kemi rreth 8 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve/bashkëpunëtorëve tanë. Qasja jonë është jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por mbështetje e vazhdueshme për klientët tanë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  2. Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  3. Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  4. Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.

KUSHTET

  1. Aftësi shumë të mira komunikimi.
  2. Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
  3. Diplomuar në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme.
  4. Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.
  5. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  6. Paga shumë e kënaqshme dhe mundësi për rritje në karrierë.

APLIKIMI

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur me dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura; në formë elektronike, në adresën: [email protected]

AFATI I FUNDIT PËR PRANIMIN E APLIKIMIT:  23 Qershor 2023

Shkarko këtu Njoftimin për vend të lirë pune.

Do you have a question?

Do not hesitate to contact us. We are a team of experts and will be happy to speak with you.

GDPR

Do you need help?? We are online