- Tarifat e kalimit të pronësisë ndahen në katër pagesa, tarifa e noterit, tarifa e Kadastrës, taksa vendore dhe tatimi 15%.
- Tarifa e noterit për shitje dhe dhurim shkon nga 0.23% deri 0.35% të vlerës, sipas Udhëzimit të përbashkët nr. 22, datë 20.10.2020.
- Regjistrimi i kontratës së shitjes ose të dhurimit te Kadastra kushton 3,500 lekë dhe certifikata e pronësisë 1,500 lekë.
- Taksa vendore për banesat në Tiranë dhe Durrës është 1,000 lekë për metër katror, dhe 2,000 lekë për ndërtesat e tregtisë dhe shërbimeve.
- Tatimi është 15% e fitimit, mbi diferencën shitje minus blerje, dhe çmimi i referencës zbritet 1% për çdo vit përdorimi deri në 30%.
Tarifat e kalimit të pronësisë nuk janë një pagesë e vetme. Kur një pasuri e paluajtshme kalon nga një pronar te tjetri, paguhen katër zëra të ndryshëm, te katër adresa të ndryshme, dhe secili llogaritet me rregull të vetin.
Ngatërrimi më i shpeshtë është midis taksës vendore dhe tatimit. Taksa vendore llogaritet mbi metrat katrorë dhe shkon te bashkia. Tatimi llogaritet mbi fitimin dhe shkon te buxheti i shtetit. Janë dy detyrime të ndara, paguhen të dyja, dhe asnjëra nuk e zëvendëson tjetrën.
Kjo faqe jep shumat konkrete të secilit zë, me aktin që i përcakton, plus një shembull të llogaritur nga fillimi në fund për një apartament në Tiranë.
Read also: Rivlerësimi i pasurisë 2026, afatet dhe llogaritja e tatimit 5%
Sa kushton gjithsej kalimi i pronësisë
Katër pagesat janë këto, me institucionin dhe aktin përkatës.
| Payment | Where is it paid? | Sa është | Kush e paguan zakonisht |
|---|---|---|---|
| Tarifa e noterit | Noteri publik | 0.23% deri 0.35% e vlerës | Blerësi, nëse nuk merren vesh ndryshe |
| Tarifa e Kadastrës | Ashk | 3,500 lekë regjistrimi, 1,500 lekë certifikata | The buyer |
| Taksa vendore e kalimit | Bashkia, me ASHK-në si agjent | Lekë për metër katror, ose 2% për pasuritë e tjera | Shitësi |
| Profit Tax | Buxheti i shtetit | 15% e fitimit | Shitësi |
Rendi është i rëndësishëm. Taksa vendore dhe tatimi paguhen përpara se kalimi të regjistrohet. Kadastra nuk e regjistron kontratën derisa të dy të jenë shlyer, sepse vepron si agjent arkëtimi për të dyja.
Tarifa e noterit
Tarifat e noterit përcaktohen me Udhëzimin e përbashkët nr. 22, datë 20.10.2020, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Ato nuk negociohen, sepse janë tarifa të miratuara, jo çmime tregu.
Sa kushton kontrata e shitjes dhe e dhurimit
Për kalimin e një pasurie të paluajtshme, qoftë me shitje, qoftë me dhurim, tarifa është përqindje e vlerës së transaksionit dhe ulet sa më e madhe të jetë vlera.
| Transaction value | Tarifa e noterit |
|---|---|
| 100,000 deri 6,000,000 lekë | 0.35% |
| 6,000,001 deri 15,000,000 lekë | 0.30% |
| 15,000,001 deri 50,000,000 lekë | 0.28% |
| 50,000,001 deri 100,000,000 lekë | 0.25% |
| Over 100,000,000 lek | 0.23% |
Ka një rregull që shpesh harrohet. Nëse çmimi i shkruar në kontratë është më i ulët se çmimi i referencës së zonës, tarifa e noterit llogaritet mbi çmimin e referencës, jo mbi atë të kontratës. Pra ulja e çmimit në letër nuk e ul tarifën.
Për pasuritë e luajtshme tarifa është 0.30% deri në 1,000,000 lekë, 0.25% nga 1,000,001 deri 5,000,000 lekë dhe 0.23% mbi këtë vlerë.
Sa kushton dëshmia e trashëgimisë
Dëshmia e trashëgimisë ligjore kushton 10,000 lekë te noteri. Dëshmia e trashëgimisë testamentare, pra kur ekziston një testament, kushton 15,000 lekë.
Këtyre u shtohen edhe veprime të tjera kur janë të nevojshme. Depozitimi i testamentit kushton 3,000 lekë, procesverbali i çeljes së testamentit 5,000 lekë dhe përpilimi i një testamenti të ri në zyrën e noterit 8,000 lekë.
Regjistrimi i trashëgimisë te Kadastra kushton veçmas 1,000 lekë. Kjo është tarifa më e ulët e regjistrimit, sepse trashëgimia nuk trajtohet si transaksion.
Sa kushton hipoteka te noteri
Tarifa e hipotekës varet nga shuma e kredisë, jo nga vlera e pronës.
| Shuma e kredisë | Tarifa e noterit | Tarifa e Kadastrës |
|---|---|---|
| Up to 500,000 lek | 2,000 lek | 7,500 lekë |
| 500,001 deri 1,000,000 lekë | 3,000 lek | 7,500 lekë |
| 1,000,001 deri 1,500,000 lekë | 3,000 lek | 15,000 lekë |
| 1,500,001 deri 5,000,000 lekë | 4,000 lek | 15,000 lekë |
| 5,000,001 deri 10,000,000 lekë | 6,000 lekë | 15,000 lekë |
| 10,000,001 deri 15,000,000 lekë | 6,000 lekë | 25,000 lekë |
| Mbi 15,000,000 lekë | 8,000 lek | 25,000 lekë |
Për kredi mbi 50,000,000 lekë tarifa e noterit shkon 10,000 lekë, dhe për kredi mbi 100,000,000 lekë shkon 15,000 lekë. Kontrata e kredisë bankare ka tarifën e vet prej 3,000 lekësh.
Tarifat e tjera që kërkohen më shpesh
| Veprimi noterial | Fee |
|---|---|
| Prokurë e posaçme | 3,000 lek |
| Prokurë e përgjithshme | 5,000 lek |
| Deklaratë për heqje dorë nga pronësia | 3,000 lek |
| Pjesëtim pasurie me dy bashkëpronarë | 10,000 leks |
| Pjesëtim pasurie me mbi dy bashkëpronarë | 15,000 lekë |
| Shkëmbim pasurie të paluajtshme | 10,000 leks |
| Kalim pronësie pas legalizimit | 3,000 lek |
| Deklaratë për fshirje hipoteke | 2,000 lek |
| Vërtetim nënshkrimi | 2,000 lek |
| Kontratë qiraje | 3,500 lekë |
Tarifat e Kadastrës
Institucioni që regjistron kalimin është Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ASHK. Ajo zëvendësoi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vitin 2019, prandaj emri i vjetër nuk përdoret më në asnjë dokument.
Tarifat miratohen me Vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave.
Sa kushton certifikata e pronësisë
Certifikata e pronësisë kushton 1,500 lekë. Vërtetimi i pronësisë kushton po 1,500 lekë dhe kopja e kartelës së pasurisë 1,000 lekë.
Ka edhe dy shërbime më të lira që shpesh e zgjidhin pyetjen pa pasur nevojë për certifikatë. Konsultimi i kartelës së pasurisë kushton 700 lekë dhe verifikimi online i gjendjes juridike 600 lekë. Vërtetimi negativ ose pozitiv kushton 300 lekë kur kërkohet për një drejtori vendore, dhe 3,000 lekë kur kërkohet për të gjithë territorin.
Sa kushton regjistrimi i kontratës
| Action | Fee |
|---|---|
| Regjistrim i kontratës së shitjes | 3,500 lekë |
| Regjistrim i kontratës së dhurimit | 3,500 lekë |
| Regjistrim i kontratës së shkëmbimit | 3,500 lekë |
| Regjistrim i trashëgimisë | One thousand lek |
| Kalim me ligj, me vendim gjykate ose akt administrativ | 5,000 lek |
| Kërkesë për regjistrimin e veprimeve juridike | 4,000 lek |
Vonesa në aplikim kushton. Për shërbimet që i nënshtrohen kamatëvonesës, ajo është 10% e tarifës për çdo ditë vonese, me kufi 300,000 lekë. Prandaj aplikimi bëhet brenda afatit edhe kur dokumentet nuk janë të plota.
Taksa vendore e kalimit të së drejtës së pronësisë
Kjo taksë rregullohet me nenin 28 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”. Ajo nuk llogaritet mbi çmimin, por mbi sipërfaqen e ndërtimit.
Sa është taksa për ndërtesat
Baza e taksës është metri katror i sipërfaqes së ndërtimit dhe niveli caktohet sipas kategorisë dhe qytetit. Në Tiranë dhe në Durrës niveli është 1,000 lekë për metër katror për ndërtesat e banimit, dhe 2,000 lekë për metër katror për ndërtesat e tregtisë dhe të shërbimeve.
Bashkia e Tiranës e ndan territorin në dy zona, Zona 1 me qytetin dhe njësitë administrative 1 deri 11 së bashku me Dajtin, Farkën dhe Kasharin, dhe Zona 2 me njësitë e tjera. Niveli për çdo qytet tjetër merret nga paketa fiskale e bashkisë përkatëse, sepse këshillat bashkiakë e miratojnë çdo vit.
Për pasuritë e tjera të paluajtshme, pra për tokën dhe truallin, baza është vlera e shitjes dhe niveli tregues i taksës është 2%.
Kush e paguan dhe kush përjashtohet
Taksën e paguan personi që kalon të drejtën e pronësisë, pra shitësi, dhe paguhet përpara regjistrimit. ASHK vepron si agjent i taksës dhe mban 3% të shumës së arkëtuar si tarifë shërbimi.
Sipas nenit 29 përjashtohen Enti Kombëtar i Banesave, Ministria e Financave dhe organet e qeverisjes qendrore e vendore, si dhe dhurimet kur përfituesi i drejtpërdrejtë është një institucion shtetëror ose publik. Përjashtohen gjithashtu dhurimet drejt bashkësive fetare dhe organizatave jofitimprurëse, për pjesën e veprimtarisë pa qëllim fitimi, por për këtë kërkohet vërtetim nga këshilli bashkiak.
Ligji ka edhe një dispozitë ndëshkuese. Kur vërtetohet se dhurimi është simulim i një shitjeje, taksa zbatohet sa dyfishi i vlerës, pa cenuar përgjegjësitë e tjera ligjore.
Tatimi 15% mbi fitimin nga shitja
Tatimi mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme është 15% e fitimit, pra e diferencës midis vlerës në shitje dhe vlerës në blerje. Rregullat e llogaritjes jepen me Udhëzimin nr. 34, datë 29.12.2023, në zbatim të ligjit nr. 29/2023.
Si përcaktohet vlera në shitje
Vlera në shitje nuk është automatikisht çmimi i kontratës. Merret shuma më e lartë midis çmimit të kontratës dhe vlerës së referencës së zonës. Pra nëse kontrata shkruhet nën vlerën e tregut, tatimi llogaritet mbi referencën.
Zbritja 1% për çdo vit përdorimi
Ky është rregulli që ndryshon shifrën në çdo llogaritje dhe që mungon te shumica e shpjegimeve të vjetra. Çmimi i referencës zbritet 1% për çdo vit të plotë përdorimi, duke nisur nga data kur pasuria është fituar për herë të parë në pronësi. Zbritja nuk kalon kurrë 30%, pra kufiri arrihet pas 30 vitesh.
Numërohen vetëm vitet e plota. Prandaj data e saktë e titullit të parë të pronësisë duhet parë te kartela, jo kujtuar me përafërsi.
Toka nuk hyn në këtë zbritje, sepse vlerësohet sipas hartës së vlerave.
Koeficientët sipas llojit të pasurisë
Çmimi i referencës publikohet për banesat. Për llojet e tjera ai shumëzohet me një koeficient.
| Lloji i pasurisë | Koeficienti mbi çmimin e banesës |
|---|---|
| Ndërtesa tregtie dhe shërbimesh | 1.5 herë, dhe 2 herë në Bashkinë e Tiranës |
| Parkim i mbuluar dhe bodrume | 70% |
| Parkim i hapur | 30% |
| Ndërtesa industriale | 50% |
| Ndërtesa bujqësore dhe blegtorale | 30% |
Banesat e privatizuara sipas ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, kanë një trajtim të veçantë. Çmimi merret 50% i çmimit të zonës, vetëm për shitjen e parë, dhe pa zbritjen 1% për vitet e përdorimit.
Ndërtesat me amortizim mbi 50% vlerësohen nga një ekspert i licencuar. Vlerësimi i tij merret parasysh vetëm nëse del më i ulët se gjysma e çmimit të referencës. Pra eksperti nuk e zëvendëson referencën, e kufizon atë.
Ndërtesat që pronari i trualli i përfiton nga shkëmbimi me firmën ndërtuese kanë vlerë në blerje vlerën e truallit të dhënë në shkëmbim. Kjo vlerë del nga kontrata e sipërmarrjes dhe duhet ruajtur, sepse pa të fitimi në shitjen e ardhshme llogaritet më i lartë sesa është.
Calculated example
Një apartament 80 metra katrorë në Tiranë. Pronari e ka fituar titullin e parë të pronësisë në vitin 2010 dhe e shet në vitin 2026, pra 16 vite të plota përdorimi. Blerja ishte 6,000,000 lekë. Shitja bëhet me 11,000,000 lekë. Çmimi i referencës së zonës merret 150,000 lekë për metër katror, shifër e rrumbullakosur për ilustrim.
| Step | Calculation | Result |
|---|---|---|
| Zbritja për vitet | 1% x 16 vite | 16% |
| Vlera e referencës | 80 x 150,000 x 0.84 | 10,080,000 lekë |
| Baza në shitje | Më e larta mes 11,000,000 dhe 10,080,000 | 11,000,000 lekë |
| Profit | 11,000,000 minus 6,000,000 | 5,000,000 lek |
| Tax 15% | 15% x 5,000,000 | 750,000 lekë |
| Taksa vendore | 80 m2 x 1,000 lekë | 80,000 lek |
| Tarifa e noterit | 0.30% x 11,000,000 | 33,000 lekë |
| Regjistrimi te ASHK | Kontratë shitjeje | 3,500 lekë |
| Certifikata e re | Lëshim certifikate | 1,500 lekë |
Shitësi paguan 830,000 lekë, pra tatimin dhe taksën vendore. Blerësi paguan 38,000 lekë, pra tarifën e noterit, regjistrimin dhe certifikatën. Gjithsej transaksioni kushton 868,000 lekë mbi çmimin e pronës.
Nëse i njëjti apartament do të ishte blerë në vitin 1996, zbritja do të kishte arritur kufirin 30% dhe vlera e referencës do të dilte 8,400,000 lekë. Baza do të mbetej përsëri çmimi i kontratës, sepse ai është më i lartë.
Every time there is a tax or financial change that affects your business, we notify you directly by email with a practical explanation.
Send me free notificationsDhurimi, trashëgimia, shkëmbimi dhe pjesëtimi
Katër rastet e veçanta trajtohen ndryshe nga shitja e thjeshtë.
Te dhurimi, tarifa e noterit dhe tarifa e Kadastrës janë të njëjta me shitjen. Ndryshon trajtimi tatimor, sepse dhurimi brenda familjes së ngushtë përjashtohet nga tatimi. Rrethin e saktë të përjashtimit e shpjegon tatimi i trashëgimisë dhe i dhuratave.
Te trashëgimia, kalimi nuk është transaksion, prandaj regjistrimi kushton vetëm 1,000 lekë. Kur prona e trashëguar shitet më vonë, vlera në blerje merret vlera në momentin e trashëgimisë, jo zero.
Te shkëmbimi, secila palë konsiderohet se ka tjetërsuar pasurinë e vet. Prandaj tatimi llogaritet për të dyja palët, mbi diferencën e vlerave të secilës pasuri.
Te pjesëtimi midis bashkëpronarëve, tatimi lind vetëm kur njëri merr më shumë sesa pjesa e tij takuese dhe e kompenson tjetrin. Mbi atë diferencë llogaritet tatimi.
Frequently asked questions
Sa kushton një kontratë dhurimi
Tarifa e noterit është e njëjtë me shitjen, nga 0.23% deri 0.35% e vlerës së pasurisë, plus 3,500 lekë regjistrimi te Kadastra. Për një apartament me vlerë referuese 8,000,000 lekë, tarifa e noterit del 24,000 lekë. Nëse dhurimi bëhet brenda familjes së ngushtë, tatimi 15% nuk aplikohet.
Ku paguhet taksa e kalimit të pronësisë
Paguhet te sporteli i ASHK-së ose me arkëtim bankar sipas faturës që lëshon ASHK, e cila vepron si agjent i bashkisë. Nuk paguhet te bashkia drejtpërdrejt dhe nuk mund të regjistrohet kalimi pa e shlyer.
A paguhet tatimi kur prona shitet me humbje
Jo, sepse tatimi llogaritet mbi fitimin. Por kini parasysh që vlera në shitje nuk merret çmimi i kontratës nëse ai është nën referencën e zonës. Shumë raste që duken humbje në letër dalin fitim pas krahasimit me referencën.
Sa kushton kalimi i pronësisë së makinës
Mjetet nuk janë pasuri të paluajtshme, prandaj nuk ndjekin këtë rregull. Te noteri tarifa është 0.30% e vlerës deri 1,000,000 lekë dhe 0.25% nga 1,000,001 deri 5,000,000 lekë. Regjistrimi bëhet te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me tarifat e saj të veçanta.
A i ul tarifat e kalimit të pronësisë rivlerësimi i pronës
Po, por jo të gjitha. Rivlerësimi e ngre vlerën në blerje, prandaj e ul fitimin dhe tatimin 15% në shitjen e ardhshme. Tarifën e noterit, tarifën e Kadastrës dhe taksën vendore nuk i prek. Afatet dhe llogaritja janë te udhëzuesi për ligjin nr. 85/2025.
Sa zgjat regjistrimi i kalimit të pronësisë
Afati ligjor varet nga lloji i shërbimit dhe shpallet te lista e shërbimeve kadastrale. Mospagimi brenda afatit sjell kamatëvonesë 10% të tarifës për çdo ditë, me kufi 300,000 lekë, prandaj aplikimi nuk shtyhet.
A ndryshon taksa vendore sipas bashkisë
Po. Niveli në lekë për metër katror caktohet në aneksin 3 të ligjit nr. 9632/2006 dhe zbatohet nga çdo bashki me paketën e vet fiskale. Shifrat 1,000 dhe 2,000 lekë vlejnë për Tiranën dhe Durrësin. Për qytetet e tjera lexohet paketa fiskale e bashkisë përkatëse. Taksën vjetore mbi pronën, që është e ndryshme nga kjo, e trajton taksa mbi pasurinë e paluajtshme 2026.
Legal basis
- Udhëzim i përbashkët nr. 22, datë 20.10.2020, “Për përcaktimin e tarifave të shpërblimit të noterit për kryerjen e veprimeve dhe akteve noteriale”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 13.5.2020, “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale”, aneksi 1.
- Ligji nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, nenet 28 dhe 29 dhe aneksi 3.
- Ligji nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe Udhëzimi nr. 34, datë 29.12.2023, për tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme.
- Ligji nr. 7652, datë 23.12.1992, për privatizimin e banesave shtetërore.
Tarifat e noterit dhe të Kadastrës ndryshohen me udhëzim dhe me vendim të Këshillit të Ministrave. Përpara një transaksioni konkret, shuma e saktë konfirmohet te noteri dhe te sporteli i ASHK-së, sepse ato zbatojnë versionin e ditës.

