Të ardhurat personale të tatueshme përfshijnë të ardhurat nga punësimi, biznesi dhe investimet.
10.2 Tatimi mbi të ardhurat në natyrë
Të ardhurat personale që janë realizuar në natyrë vlerësohen me vlerën e tregut dhe konvertohen në lekë për llogaritjen e bazës së tatimit.
10.3 Kategoritë e të ardhurave në natyrë
Të ardhurat në natyrë mund të përfshijnë pagesat për shërbimet e kryera, aktivet e dhuruara, qiratë e paguara nga punëdhënësi, trajtimet estetike, udhëtimet private dhe aktive të tjera të përfituara nga punëmarrësi.
10.4 Dokumentacioni për të ardhurat në natyrë
Të ardhurat në natyrë duhet të shoqërohen me dokumentacionin justifikues që provon shpenzimin e bërë.
10.5 Përjashtimet nga përfitimet në natyrë
Nuk konsiderohen përfitime në natyrë mallrat e dhëna për punë apo shpenzimet e bëra për nevoja pune që ngelen pjesë e inventarit të punëdhënësit.
Do you have a question?
Do not hesitate to contact us. We are a team of experts and will be happy to speak with you.