16.1 Llogaritja e tatimit mbi fitimet nga tjetërsimi i titujve dhe mjeteve virtuale
Tatimi mbi të ardhurat nga tjetërsimi i titujve dhe mjeteve virtuale përcaktohet si diferencë midis çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së këtyre aseteve. Shpenzimet e lidhura drejtpërdrejt me blerjen dhe shitjen e titujve apo instrumenteve financiare nuk zbriten nga baza tatimore.
16.2 Dokumentacioni për tregtimin e titujve dhe mjeteve virtuale
Çmimet e blerjes dhe të shitjes përcaktohen nga dokumentet bankare dhe konfirmimet e tregtimit nga shoqëritë komisionere.
16.3 Kompensimi i humbjeve nga investimet në të njëjtin vit tatimor
Humbjet nga tjetërsimi i titujve apo mjeteve virtuale mund të kompensohen me fitimet nga tjetërsimi i titujve apo mjeteve të tjera virtuale në të njëjtin vit tatimor.
16.4 Deklarimi I të ardhurave nga nxjerrja e mjeteve virtuale
Të ardhurat nga nxjerrja (mining) e mjeteve virtuale deklarohen në deklaratën vjetore të të ardhurave personale dhe vlerësohen me çmimin e tregut në ditën e përfitimit të mjetit virtual.
Do you have a question?
Do not hesitate to contact us. We are a team of experts and will be happy to speak with you.