Ottenere un sostegno finanziario – prosegue l'esame di ogni reclamo presentato da privati e contribuenti.

Postim historik, 13 maj 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e konsideron shumë të rëndësishëm informimin e tatimpaguesve, individëve dhe publikut në tërësi, në lidhje me proceset, risitë dhe procedurat që ata duhet të ndjekin si dhe lehtësimin apo thjeshtimin e tyre. Procesi i aplikimeve për përfitim të ndihmës financiare është një nga prioritetet e Administratës Tatimore. Ofrimi i një mënyre sa më të thjeshtë për plotësimin e Kërkesës nga subjektet tatimpagues, trajtimi i kërkesave nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, përpunimi automatik i tyre, në varësi të llojit të përfitimit, janë disa nga masat që u ndërmorën për të mundësuar finalizimin e kryerjes së pagesës, brenda një kohe sa më të shkurtër, për çdo individ përfitues. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve çmon si shumë të rëndësishëm edhe trajtimin e ankesave të paraqitura nga individët dhe tatimpaguesit, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare sipas Decreto del Governo n. 254 del 27 marzo 2020, modificato e Decreto del Governo n. 305 del 16 aprile 2020, i ndryshuar. Çdo ankesë e paraqitur është trajtuar me korrektesë maksimale dhe pas verifikimit të çdo rasti, evidentimit si përfitues i ndihmës financiare, sipas Paketës 1 ose 2, janë ndërmarrë veprimet e duhura për të ofruar mundësinë e plotësimit të Kërkesës për ndihmë financiare, nëpërmjet gjenerimit në sistem të Formularit përkatës. Në rastet kur nga trajtimi i ankesës, ka rezultuar se nuk përmbushen kriteret sipas VKM-ve të mësipërme, individit apo subjektit që e ka paraqitur atë i është kthyer përgjigje duke i shpjeguar edhe arsyet e refuzimit të kërkesës. Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për zbatimin e VKM-ve të sipërpërmendura, duke siguruar trajtimin me korrektesë maksimale të çdo ankese të paraqitur nga individët apo subjektet, si dhe shqyrtimin me rigorozitet  nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Po kështu, në rastet kur tatimpaguesi ka plotësuar në mënyrë të pasaktë të dhënat e llogarisë bankare të punonjësve përfitues të ndihmës financiare, është ofruar mundësia e korrigjimit të tyre nga vetë tatimpaguesit. Pas saktësimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk është i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por të vijohet menjëherë me procesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26.000 ose 40.000 lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues. Burimi: Direzione Generale delle Imposte.

Contabilità, dichiarazioni fiscali e consulenza fiscale per la tua azienda, il tutto in un unico pacchetto mensile. La prima consulenza è gratuita e senza alcun impegno.

Visualizza i prezzi

Informazioni sull'autore

Andi Haxhillari è un economista e fondatore di AlProfit Consult, uno studio di consulenza contabile, fiscale e di gestione finanziaria con sede a Tirana, fondato nel 2015. È titolare del titolo professionale di Dottore Commercialista, certificato n. 359, rilasciato dall’Autorità di Certificazione del Ministero delle Finanze il 4 luglio 2012. Ha conseguito la laurea magistrale in Contabilità e il titolo di Economista Generale presso la Facoltà di Economia dell’Università di Tirana. Da oltre dieci anni lavora come consulente economico esterno per le piccole e medie imprese in Albania.

GDPR