Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledh AlProfit Consult përmes faqes alprofitconsult.al, si i përdorim, kujt ia kalojmë dhe çfarë të drejtash keni mbi to.
AlProfit Consult ofron shërbime kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar për biznese në Shqipëri, që nga viti 2015. Për qëllimet e kësaj politike, jemi “kontrolluesi” i të dhënave që mblidhen përmes faqes alprofitconsult.al. Na gjeni në Apartamenti 18, Rruga e Elbasanit, Pallati Fratari, Tërshana 1, Shkalla 1, Kati 6, Tiranë 1001.
Kjo politikë vlen për vizitorët e faqes dhe për këdo që na kontakton përmes saj, formular, popup, WhatsApp ose email. Ajo nuk mbulon të dhënat e klientëve tanë ekzistues në kuadër të kontratës së shërbimit kontabël, të cilat trajtohen sipas marrëveshjes së nënshkruar dhe legjislacionit kontabël e tatimor në fuqi.
Nuk i shesim dhe nuk i japim të dhënat tuaja të tjerëve për qëllime marketingu. Për funksionimin e faqes dhe komunikimin me ju, punojmë me disa ofrues shërbimesh të njohur, secili në rolin e vet:
Disa nga këta ofrues janë kompani me bazë jashtë Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, dhe mund të përpunojnë të dhëna edhe jashtë kësaj zone. Në këto raste mbështetemi te mekanizmat e mbrojtjes që ofrojnë vetë këta ofrues (si Klauzolat Standarde Kontraktuale të BE-së).
Të dhënat nga formularët e kontaktit ose kërkesat për ofertë i ruajmë deri në 3 vjet nga kontakti juaj i fundit, nëse nuk bëheni klient. Adresat e regjistruara në newsletter i ruajmë deri sa të çabonoheni. Dokumentacioni i klientëve ruhet sipas afateve që kërkon legjislacioni kontabël dhe tatimor në fuqi. Në çdo rast, mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja më herët, siç shpjegohet te pika 9.
Faqja jonë përdor lidhje të koduar (HTTPS/SSL) dhe mbrojtjen e Cloudflare kundër qasjeve keqdashëse. Akses te të dhënat tuaja kanë vetëm anëtarët e ekipit tonë që e kanë të nevojshme për punën e tyre.
Sipas ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, keni të drejtë:
Për të ushtruar këto të drejta, na shkruani siç tregohet në fund të kësaj faqeje.
Nuk marrim vendime të bazuara vetëm në përpunim automatik, pa përfshirje njerëzore, që kanë efekt ligjor mbi ju.
Faqja jonë përdor cookies teknike të domosdoshme për funksionimin e saj, si dhe cookies analitike (Google Analytics) për të kuptuar si përdoret faqja. Mund t’i menaxhoni ose çaktivizoni nga cilësimet e shfletuesit tuaj.
Faqja dhe shërbimet tona u drejtohen bizneseve dhe të rriturve, jo personave nën moshën 18 vjeç. Nuk mbledhim me dije të dhëna nga fëmijë.
Nëse mendoni se të dhënat tuaja nuk janë trajtuar siç duhet, keni të drejtë t’i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al), përpara ose pas kontaktit me ne.
Mund ta përditësojmë këtë politikë herë pas here, për shembull kur shtojmë një shërbim të ri në faqe. Data e përditësimit të fundit shënohet gjithmonë në krye të kësaj faqeje.
Ci occupiamo della contabilità e delle questioni fiscali, così potrai risparmiare tempo e denaro e concentrarti sulla crescita della tua attività.
Richiedi Preventivo