Post storico, 2 febbraio 2020. Questo post faceva parte delle notizie relative all’introduzione della fiscalizzazione in Albania. Il sistema è ormai pienamente operativo e le norme vigenti sono riassunte all’indirizzo la nostra pagina attuale sulla fiscalizzazione.
In questo pagina troverai la Legge N. 87/2019, del 18 dicembre 2019, “In materia di fatturazione e del sistema di monitoraggio del fatturato”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020.
Zbatimi i tij, sipas fashave dhe llojit të transaksioneve, do të bëhet si më poshtë:
a) Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 shtator 2020.
b) Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.
c) Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.
d) Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.
e) Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
Objekti i këtij Ligji është përcaktimi i parimeve, rregullave, kritereve, detyrimeve, afateve dhe procedurave që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit dhe prodhuesit e mirëmbajtësit e zgjidhjeve software-ike, lidhur me lëshimin e faturës, faturën shoqëruese dhe faturën elektronike, përmbajtjen e faturave, regjistrimin e të dhënave dhe procedurën e fiskalizimit të lëshimit të faturave, marrjen e informacionit të pagesave, certifikimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Ligji.
Dispozitat e këtij Ligji garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Prej datës 02.12.2019 , ky ligj, dhe akte të tjera nënligjore, janë publikuar në hapësirën online dedikuar Konsultimit publik: https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/4
Fonte: Direzione Generale delle Imposte.

