Njihuni me Ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të Qarkullimit” (fiskalizimi).

Në këtë faqe do të gjeni Ligjin Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020.

Zbatimi i tij, sipas fashave dhe llojit të transaksioneve, do të bëhet si më poshtë:

a)      Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 shtator 2020.

b)      Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.

c)       Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.

d)      Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 janar 2021.

e)      Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij Ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

Objekti i këtij Ligji është përcaktimi i parimeve, rregullave, kritereve, detyrimeve, afateve dhe procedurave që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit dhe prodhuesit e mirëmbajtësit e zgjidhjeve software-ike, lidhur me lëshimin e faturës, faturën shoqëruese dhe faturën elektronike, përmbajtjen e faturave, regjistrimin e të dhënave dhe procedurën e fiskalizimit të lëshimit të faturave, marrjen e informacionit të pagesave, certifikimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Ligji.

Dispozitat e këtij Ligji garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve  fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

Prej datës 02.12.2019 , ky ligj, dhe akte të tjera nënligjore,  janë publikuar në hapësirën online dedikuar Konsultimit publik: https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/4

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

Ekonomisti i jashtëmi biznesit tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë