TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Deklarata e TVSH, librat e shitjes/blerjes do të vijojnë të kryhen nëpërmjet e-filing.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së dhe librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing. 

Regjistrimet e librave të shitjes dhe blerjes do të vijojnë të dorëzohen manualisht, duke pasur mundësinë e verifikimit, në to, të të dhënave të faturave të fiskalizuara si dhe saktësimin e pasaktësive. 

Dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së do të vijojë të kryhet nëpërmjet e-filing, duke plotësuar manualisht rubrikat përkatëse, sipas llojit të transaksioneve.

Faturat e lëshuara dhe të fiskalizuara nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave do të jenë dokumentacion i vetëm i vlefshëm tatimor. 

Sipas parashikimeve ligjore, plotësimi i saktë dhe korrekt i librave të shitjes dhe blerjes dhe deklarimi i TVSH-së në kohë është përgjegjësi e tatimpaguesit. 

Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al, të kontaktoni Administratën Tatimore, nëpërmjet shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni i regjistruar si dhe Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

Do you need help?? We are online