Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se Dorëzimi i deklaratës së TVSH-së dhe librave të shitjes dhe blerjes për periudhat deri Dhjetor 2021, do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing.
Plotësimi i rubrikave përkatëse do të kryhet manualisht, sipas llojit të transaksioneve, duke përfshirë në to të dhënat e faturave të fiskalizuara dhe atyre të lëshuara nga blloku i dokumentacionit tatimor.
Në kushtet që, me anën e Aktit Normativ nr. 27, datë 01.07.2021, zbatimi i sanksioneve të lidhura me këtë proces do të zbatohet pas datës 01 janar 2022, kjo periudhë do të vlerësohet si periudhë tranzitore për përshtatjen dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Administrata Tatimore do të marrë të gjitha masat për suportin dhe mbështetjen e tatimpaguesve, por nuk do të tolerojë veprimet e qëllimshme në kundërshtim me kërkesat e ligjit.
The General Directorate of Taxes will continue to have a sensitizing and advisory approach for all entities throughout 2021 regarding Fiscalization. In this context, a plan of measures has also been prepared, based on information about the Fiscalization status of each entity, with the aim of understanding the issues and providing support from the Tax Administration.
Për më shumë informacion, mund t’i referoni faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi , mund të drejtoheni në çdo moment në platformën Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al , të kontaktoni Administratën Tatimore, nëpërmjet shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale ku jeni i regjistruar, Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.
Source: General Directorate of Taxes.

