It's not a new tax.
Law No. 87/2019 “On the Invoice and the Monitoring System of Turnover” And the changes it brings do not produce any alteration in the current tax scheme. For all taxpayers who declare and pay these obligations, there is no change in the burden of their liabilities.
Fiscalization focuses on those who do not declare and do not pay their obligations in accordance with the law. With this new financial reporting process, we ensure better oversight and more efficient tax inspections, while giving every citizen the opportunity to verify whether the taxes they pay on goods and services are declared in the tax system.
It helps us lower taxes.
Me projektin e fiskalizimit ne reduktojmë ekonominë informale. Kështu sigurohemi që më shumë individë, të cilët aktualisht ushtrojnë aktivitet në të zezë, pa deklaruar dhe paguar detyrimet, tani do t’i paguajnë detyrimet e tyre. Në një ekonomi informale, ata që paguajnë mbajnë peshën edhe për ata që nuk paguajnë. Formalizimi i ekonomisë zgjeron rrethin e tatimpaguesve, duke ndërtuar kështu shanse reale për uljen e taksave.
People who don't pay taxes are stealing from all of us.
Tatimpaguesi që nuk paguan detyrimet e tij, është duke vjedhur çdo qytetar shqiptar. Mbledhja e taksave ka lidhje të drejtpërdrejtë me investimet publike; rrugë, shkolla, spitale, parqe, etj. Çdo njeri prej nesh sa herë paguan për një shërbim apo mall, paguan edhe detyrimin e TVSH-së. Kur biznesi nuk e deklaron, këto të ardhura në vend që të rrisin buxhetin e shtetit dhe në këtë mënyrë investimet publike, humbasin në xhepat e atyre që abuzojnë me paratë tona.
There is no change for regular taxpayers.
Për tatimpaguesit e rregullt ky projekt nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor. Ata do të duhet të modernizojnë formatin e tyre të raportimit me një teknologji të re, por pa afekt në veprimtarinë e tyre të biznesit dhe shumë pak, ose aspak efekt financiar.
It helps us identify irregularities.
Sistemi i ri do t’i japë mundësinë çdo qytetari të verifikojë nëse fatura, për mallin apo shërbimin që ka paguar, është raportuar në sistemin tatimor. Me hapa shumë të thjeshtë, duke skanuar parametrat unikë të faturës, ju do të jeni në gjendje të verifikoni, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor. Kështu do të keni mundësinë të ushtroni të drejtat tuaja si qytetar dhe të denonconi kur dikush lëshon një faturë të parregullt.
Modernizes your business
Sistemi i ri i fiskalizimit e shtyn të gjithë ekonominë të përdorë më pak letër dhe burokraci, drejt një sistemi elektronik transaksionesh. Ky system i ri modernizon të gjithë ekonominë, duke rritur efiçencën e saj.
Membership in the EU
Modernizimi i sistemit tatimor, transparenca në të bërit biznes, përdorimi i faturës elektronike (e-fatura – në përputhje me normat e Bashkimit Europian), janë të gjitha parapërgatitje të domosdoshme, që do të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Të shmangim jo paguesit
Me sistemin e faturës elektronike (e-fatura), është më e thjeshtë për të gjurmuar pagesat dhe për të identifikuar kompanitë që gjenerojnë paaftësi paguese duke mos paguar faturat në periudhën e detyrueshme. Le të zbulojmë jo –paguesit që cënojnë të gjithë sistemin financiar të vendit.
Source: General Directorate of Taxes.

