TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Nomenclature of Economic Activities (rev. 2) NVE: Section B – Mining and quarrying.


SEKSIONI B – INDUSTRIA NXJERRËSE

Minierat dhe karrierat përfshijnë nxjerrjen e mineraleve që ndodhen në gjendjen natyrore si të ngurtë (qymyri dhe mineralet), të lëngët (nafta) ose të gaztë (gazi natyror). Nxjerrja mund të arrihet me metoda të ndryshme si miniera nëntokësore apo sipërfaqësore, me puse, minierat e funddeteve, etj.

Ky seksion përfshin aktivitetet plotësuese me qëllim përgatitjen e materialeve bruto për tregtim, për shembull, thërmim, bluarje, pastrim, tharje, seleksionim, pasurimin e mineraleve, lëngëzimi i gazit natyror dhe aglomerimi i lëndëve djegëse të ngurta. Këto operacione shpesh realizohen nga njësitë të cilat realizojnë nxjerrjen dhe/ ose të tjera njësi të vendosura pranë tyre.

Aktivitetet e nxjerrjes klasifikohen në ndarje, grupe dhe klasa mbi bazën e mineralit kryesor të prodhuar. Ndarjet 05, 06 lidhen me nxjerrjen nga nëntoka dhe karrierat të lëndëve djegëse fosile (qymyr guri, linjite, naftë,gaz); ndarjet 07, 08 lidhen me mineralet metalore, minerale të ndryshme apo produkte të karrierave.

Disa prej operacioneve teknike të këtij seksioni, veçanërisht të lidhura me nxjerrjen e hidrokarbureve, mund të jenë sqaruar në pjesën e tretë, në njësitë e specializuara, si një shërbim industrial, i cili është reflektuar në ndarjen 09.

This section does not include:

  • prodhimin e materialeve të nxjerra, shih Seksioni C (Prodhimi)
    • përdorimin e materialeve të nxjerra pa një transformim të mëtejshëm për qëllime ndërtimi, shih seksioni F (Ndërtimi)ambalazhimin e ujrave nga burimet natyrore dhe puset, shih 11.07
    • thyerjen, bluarjen apo trajtimin në forma të tjera të tokës, shkëmbinjve dhe mineraleve që nuk kryhen në lidhje me minierat dhe karrierat, shih 23.9

05             Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve

Kjo ndarje përfshin nxjerrjen e mineraleve të ngurta nga nëntoka ose minierat e hapura dhe përfshin operacio- net (p.sh. thërmimin, pastrimin, ngjeshjen dhe shkallë të tjera të nevojshme për transport, etj.).

Kjo ndarje nuk përfshin pjekjen (shih 19.10), shërbimet e veçanta për nxjerrjen e qymyreve dhe linjiteve (shih 09.90) ose prodhimin e briketeve (shih 19.20).

05.1         Nxjerrja e qymyrit të fortë

05.10    Nxjerrja e qymyrit të fortë

This class includes:

  • nxjerrjen e qymyrit të fortë: nxjerrjen nga nëntoka apo sipërfaqe, duke përfshirë nxjerrjen përmes metodave të lëngëzimit;
  • pastrimin, kokërrzimin, klasifikimin, pulverizimin, ngjeshjen, etj të qymyrit për t’u klasifikuar, përmirësuar cilësinë apo ndihmuar transportin ose magazinimin.

This class also includes:

  • marrjen e qymyrit të fortë nga mbetjet e shfrytëzimit.

This class does not include:

  • nxjerrjen e linjiteve, shih 05.20
  • gërmimin e torfës, shih 08.92
  • mbështetjen e aktiviteteve për nxjerrjen e qymyrit të fortë, shih 09.90
  • shpimet provë për nxjerrjen e qymyrgurit, 09.90
  • furrat e koksit për prodhimin e lëndëve djegëse të ngurta, shih 19.10
  • prodhimin e briketeve të qymyrit të fortë, shih 19.20
  • puna e kryer për përmirësimin ose përgatitjen e aseteve për nxjerrjen e qymyrit të fortë shih 43.12

05.2      Nxjerrja e linjiteve

05.20    Nxjerrja e linjiteve

This class includes:

  • nxjerrjen e linjiteve (qymyri ngjyrë kafe), nxjerrjen nga nëntoka apo sipërfaqe, duke përfshirë nxjerrjen përmes metodave të lëngëzimit
  • larjen, tharjen, sprucimin, ngjeshjen e linjiteve për të përmirësuar cilësinë ose për të përmirësuar transportin dhe magazinimin.

This class does not include:

  • nxjerrjen e qymyrit të fortë, shih 05.10
  • gërmimin e torfës, shih 08.92
  • aktivitetet ndihmëse për nxjerrjen e linjiteve, shih 09.90
  • shpimet provë për nxjerrjen e qymyrgurit, shih 09.90
  • prodhimin e briketeve të linjiteve për djegie, shih 19.20
  • punën e kryer për të përmirësuar dhe përgatitur asetet për nxjerrjen e qymyrgurit, shih 43.12

06             Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror

Kjo ndarje përfshin prodhimin e naftës bruto, nxjerrjen e naftës nga shkëmbinjtë naftor e rëra naftore dhe prodhimin e gazit natyror e gjetjen e lëngjeve hidrokarbure. Kjo ndarje përfshin aktivitetet e kryera dhe/ose të zhvilluara për vetitë e naftës dhe gazit. Disa aktivitete mund të përfshijnë shpimin, kompletimin dhe pajisjen e puseve; operacionet e ndarjes, thyerjes se emulsioneve, shkripëzimin e paisjeve dhe kufizimi i zonave të fushës që përmbajnë naftë bruto dhe të gjitha aktivitetet e tjera në përgatitjen e naftës dhe gazit nga pika e prodhimit deri në pikën e transportit.

Kjo ndarje nuk përfshin:

  • ndërmjetësimet në bazë kontrate, për shërbimet e fushave që përmbajnë naftë dhe gaz, shih 09.10
  • shfrytëzimin e puseve të naftës dhe gazit, shih 09.10
  • provën e shpimit, shih 09.10
  • rafinerinë e produkteve të naftës, shih 19.20
  • vrojtimet gjeofizike, gjeologjike dhe sizmike, shih 71.12

06.1         Nxjerrja e naftës bruto

06.10    Nxjerrja e naftës bruto

This class includes:

  • nxjerrjen e naftës bruto

This class also includes:

  • nxjerrjen e bitumeve apo shkëmbinjve naftor dhe rëra e zezë (bituminoze)
  • prodhimin e naftës nga shkëmbinjtë dhe rëra bituminoze
  • proçeset e përftimit të naftës bruto: dekantimin, çkripëzimin, dehidratimin, stabilizimin etj

This class does not include:

  • aktivitetet ndihmëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, shih 09.10
  • shfrytëzimin e naftës dhe gazit, shih 09.10
  • prodhimin e produkteve të rafinuara të naftës, shih 19.20
  • rikuperimin e gazrave naftor të lëngët që përftohen nga rafineria e naftës, shih 19.20
  • shfrytëzimin e tubacioneve të naftës, shih 49.50

06.2     Nxjerrja e gazit natyror

06.20    Nxjerrja e gazit natyror

This class includes:

  • prodhimin e hidrokarbureve të gazta bruto (gazi natyror)
  • nxjerrjen e kondensateve
  • pastrimin dhe ndarjen e fraksioneve të hidrokarbureve të lëngët
  • desulfurimin e gazit natyror

This class also includes:

  • nxjerrjen e lëngjeve të hidrokarbureve, përftuar nga lëngëzimi i gazit natyror

This class does not include:

  • aktivitetet ndihmëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror, shih 09.10
  • shfrytëzimin e naftës dhe gazit, shih 09.10
  • rikuperimin e gazit të lëngët të naftës që përftohet nga rafineria e naftës, shih 19.20
  • përpunimin e gazit industrial, shih 20.11
  • shfrytëzimin e tubacioneve të gazit, shih 49.50

07             Nxjerrja e mineraleve metalore

Kjo ndarje përfshin nxjerrjen e mineraleve metalore (xeherorëve) nga nëntoka ose miniera të hapura. Gjith- ashtu përfshihen operacionet e prodhimit dhe pasurimit të mineralit, si thyerja, bluarja, larja, tharja, kalçinimi, fijëzimi i mineralit, ndarja me gravitacion ose operacionet e flotimit.

Kjo ndarje nuk përfshin:

  • pjekjen e piritit, shih 20.13
  • prodhimin e oksidit të aluminit, shih 24.42
  • proçeset e furrënaltës, shih ndarja 24

07.1          Nxjerrja e mineraleve hekurore

07.10     Nxjerrja e mineraleve hekurore

This class includes:

  • nxjerrjen e mineraleve vlera e të cilit varet kryesisht nga përmbajtja e hekurit
  • pasurimin dhe aglomerimin e mineralit të hekurit

This class does not include:

  • nxjerrjen dhe prodhimin e piritit dhe pirotinave (përveç pjekjes), shih 08.91

07.2     Nxjerrja e mineraleve jo-metalorë

Ky grup përfshin nxjerrjen e mineraleve jo-metalorë

07.21    Nxjerrja e mineralit të uraniumit dhe toriumit

This class includes:

  • nxjerrjen e mineralit vlera e të cilit varet kryesisht nga përmbajtja e uraniumit dhe toriumit; përzierje uranium-torium, etj
  • koncentrimin e këtyre mineraleve
  • prodhimin e oksidit të uraniumit (kekut të verdhë)

This class does not include:

  • pasurimin e mineralit të uraniumit dhe toriumit, shih 20.13
  • prodhimin e uraniumit metalik nga përzjerjet ose minerale të tjera, shih 24.46
  • shkrirjen dhe rafinimin e uraniumit, shih 24.46
07.29    Nxjerrja e mineraleve të tjera jo-metalore

This class includes:

  • nxjerrjen dhe përgatitjen e mineralit vlera e të cilit varet kryesisht nga përmbajtja e mineraleve jo-metalorë:
    • aluminit (bokside), bakrit, plumbit, zinkut, kallajit, magnezit, kromit, nikelit, kobaltit, molibdenit, tan tanit, vanadiumit, etj
    • metaleve të çmuar: ar, argjënd, platin

This class does not include:

  • nxjerrjen dhe përgatitjen e mineralit të uraniumit dhe toriumit, shih 07.21
  • prodhimin e oksidit të aluminit, shih 24.42
  • prodhimin e metalinës së bakrit apo të nikelit, shih 24.44, 24.45

08             Nxjerrja e mineraleve të tjera nga minierat apo karrierat

Kjo ndarje përfshin nxjerrjen nga miniera apo karriera, si dhe nxjerrjen e depozitave aluviale, thyerjen e shkëm- bit dhe përdorimin e kriporeve. Këto produkte përdoren kryesisht në ndërtim (si rërë, gurë etj), prodhimin e materialeve (si argjile, gips, gëlqere, etj), prodhimin e kimikateve, etj

Kjo ndarje nuk përfshin prodhimin (përvec thyerjes, thërmimit, prerje, pastrimit, tharjes, seleksionimit dhe për- zierjes) e mineraleve të nxjerra.

08.1         Nxjerrja e gurit, rërës dhe argjilës

08.11 Nxjerrja nga karriera e gurit dekorativ dhe të ndërtimit, gurit gëlqeror, gipsit, shkumës dhe rrasave

This class includes:

  • nxjerrjen nga karrierat, gdhendjen dhe prerjen e gurëve dekorative dhe të ndërtimit si mermeri, graniti, ranoreve, etj.
  • thyerjen dhe thërmimin e gurëve dekorative dhe të ndërtimit;
  • nxjerrjen nga karriera, thyerjen dhe thërmimin e gurëve gëlqerore
  • nxjerrjen e gipsit dhe anhidriteve
  • nxjerrjen e shkumësit dhe dolomiteve të pakalçinuara

This class does not include:

  • nxjerrjen e mineraleve kimikateve dhe plehrave kimike, shih 08.91
  • prodhimin e dolomiteve të kalçinuara, shih 23.52
  • prerjen, dhënien e formës dhe përfundimin e gurit jashtë karrierës, shih 23.70
08.12               Operacionet e nxjerrjes së zhavorrit dhe rërës, nxjerrja e argjilës dhe kaolinës;

This class includes:

  • nxjerrjen dhe gërryerjen e rërës industriale, rërës për ndërtim dhe zhavorrit;
    • thyerjen dhe copëtimin e zhavorrit;
    • nxjerrjen e rërës;
    • nxjerrjen e argjilës, argjilës refraktare dhe kaolinës.

This class does not include:

  • nxjerrjen e rërës bituminoze, shih 06.10

08.9     Nxjerrja nga minierat dhe karrierat e mineraleve të tjera, p.k.t.

08.91 Nxjerrja e mineraleve kimike dhe plehërave kimike

This class includes:

  • nxjerrjen e fosfateve natyrore dhe kripërave potasike natyrore;
  • nxjerrjen e squfurit natyror;
  • nxjerrjen dhe përgatitjen e piritit dhe pirotinave, përveç pjekjes;
  • nxjerrja e sulfateve dhe karbonateve natyrore të bariumit, borateve, sulfateve dhe magneziumit natyror;
  • nxjerrjen e dheut me ngjyrë, fluoritit dhe mineraleve të tjera, vlera e të cilave është si burim për kimikatet

This class also includes:

  • nxjerrjen e plehrave natyrore.

This class does not include:

  • nxjerrjen e kripës, shih 08.93
  • pjekjen e piritit të hekurit, shih 20.13
  • prodhimin e plehrave sintetike dhe përzierjeve azotike, shih 20.15
08.92      Nxjerrja e torfave

This class includes:

  • nxjerrjen e torfave;
    • përpunimin e torfave me qëllim përmirësimin e cilësisë ose lehtësimin e transportit dhe magazinimit.

This class does not include:

  • aktivitetet ndihmëse të veçanta për nxjerrjen e torfave, shih 09.90
    • prodhimin e briketeve të torfave, shih 19.20
    • prodhimin e përzierjes me dhe të torfave, dheut, dheut natyror, rërës, argjilës, mineraleve për plehra, shih 20.15.
08.93      Nxjerrja e kripës

This class includes:

  • nxjerrjen e kripës nga nëntoka, duke përfshirë tretjen dhe pompimin;
    • prodhimin e kripës nga avullimi i ujit të detit ose i ujrave të tjera të kripura
    • thërmimin, pastrimin dhe rafinimin e kripës sipas prodhuesve

This class does not include:

  • përpunimin e kripës për kripë gjelle, p.sh. si kripë e jodizuar, shih 10.84
    • prodhimin e ujit të pijshëm nga avullimi i ujit të detit, shih 36.00
08.99    Industri të tjera nxjerrëse p.k.t.

This class includes:

  • nxjerrjen nga nëntoka dhe karriera të mineraleve dhe materialeve të ndryshme:
    • lëndë abrazive, asbesti, mielli i fosileve silicike, grafitë natyrore, talku, feldspathi, etj
    • asfalti natyror, shkëmbinjtë asfaltite dhe asfaltet; bitum i ngurtë natyror
    • gurët e çmuar, kuarcet, mikat etj

09             Aktivitete mbështetëse minerare

Kjo ndarje përfshin shërbime mbështetëse të specializuara të nxjerrjes për llogari të të tretëve me ndërmjetësim. Kjo përfshin shërbimet e kërkimit nëpërmjet metodave tradicionale ekzaminuese, të tilla si marrja e mostrave në sipërfaqe dhe kryerja e studimeve gjeologjike si dhe shpimet, shpimet provë apo rishpimet për puse nafte, mineralet metalore ose jo-metalore. Të tjera shërbime tipike mbulojnë ndërtesat fillestare të puseve të naftës, çimentimi i puseve të naftës dhe të gazit, pastrimi, pompimi i puseve të naftës dhe të gazit, vulosja dhe brak- tisja e puseve të minierave, shërbime lëvizëse të mbingarkesës nga miniera, etj.

09.1         Aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror

09.10    Aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror

This class includes:

  • aktivitetet e shërbimit për nxjerrjen e naftës dhe gazit për llogari të të tretëve:
    • shërbimet e shfrytëzimit në përputhje me nxjerrjen e naftës dhe gazit, dmth metodat tradicionale të shfrytëzimit si kryerja e vrojtimeve gjeologjike për përcaktimin e vendit
    • shpimet direkte dhe rishpime, sipërmarrjen e shpimeve, riparimet dhe zmontimet e skeleteve metalike, cementimi i puseve të naftës dhe gazit, pompimi i puseve, vulosjen dhe braktisjen e pu- seve etj
    • lëngëzimin dhe rigazifikimin e gazit natyror për qëllime transportimi, të kryera në vendndodhjen e minierës
    • shërbimet e pompimit, për llogari të të tretëve
    • provat e shpimit në përputhje me nxjerrjen e naftës dhe gazit

This class also includes:

  • shërbimet për shuarjen e zjarrit në pellgjet e naftës dhe gazit

This class does not include:

  • aktivitetet e shërbimit të kryera sipas operatorëve në fushat naftës dhe gazit, shih 06.10, 06.20
  • riparimet e specializuara të makinerive të naftës, shih 33.12
  • lëngëzimin dhe rigazifikimin e gazit natyror për qëllime transportimi, e kryer në vendndodhjen e minierës, shih 52.21
  • vrojtimet gjeofizike, gjeologjike dhe sizmike, shih 71.12

09.9      Aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e produkteve të tjera nga nëntoka dhe karrierat

09.90    Aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e produkteve të tjera nga nëntoka dhe karrierat

This class includes:

  • shërbimet mbështetëse për llogari të të tretëve, e kërkuar për aktivitetet e minierave të ndarjeve 05, 07 dhe 08:
    • shërbimet e shfrytëzimi, dmth metoda tradicionale kërkimi, si marrja e një mostre dhe kryerja e vrojtimeve gjeologjike për vendndodhjen e mundëshme.
    • shërbimet e shpimit dhe pompimit, për llogaritë e të tretëve
    • shpimet provë dhe prova shpimi birash.
  • riparimet e specializuara të makinerive të minierave, shih 33.12

This class does not include:

  • shfrytëzimin e minierave apo karrierave për llogari të të tretëve, shih ndarja 05, 07 dhe 08
  • shërbimet e vrojtimeve gjeofizike, për llogari të të tretëve, shih 71.12

Source: Institute of Statistics (INSTAT)

Do you have a question?

Do not hesitate to contact us. We are a team of experts and will be happy to speak with you.

GDPR