Sole proprietor or LLC: which business structure should you choose?

Sole proprietor or LLC: choosing the business structure
Key points
  • Person fizik apo shpk zgjidhet sipas tri gjërave, sa ortakë keni, sa rrezik financiar mbart biznesi dhe si do ta tërhiqni fitimin.
  • Me të ardhura deri në 14,000,000 lekë në vit, të dyja format paguajnë 0% tatim mbi fitimin deri më 31 dhjetor 2029.
  • Mbi këtë prag, sh.p.k. paguan 15% mbi fitimin, ndërsa personi fizik paguan 15% deri në 14,000,000 lekë fitim dhe 23% mbi të.
  • Fitimi i sh.p.k. që u shpërndahet ortakëve tatohet edhe me 8% si dividend. Personi fizik nuk e ka këtë tatim.
  • Ortaku i sh.p.k. nuk përgjigjet personalisht për detyrimet e shoqërisë. Personi fizik përgjigjet me pasurinë e vet.
Verified on October 3, 2026. Normat u krahasuan me nenet 24, 41, 59 dhe 69 të ligjit nr. 29/2023, kapitali dhe riorganizimi me nenet 70 dhe 214 të ligjit nr. 9901/2008. Normat dhe pragjet në fuqi

Person fizik apo shpk është zgjedhja e parë që bën kushdo që hap biznes në Shqipëri. Ajo ndikon te tatimet, te rreziku që mbani personalisht dhe te mënyra si i merrni paratë nga biznesi. Nuk ka një formë më të mirë për të gjithë, ka formën që i përshtatet më mirë biznesit tuaj, dhe ajo del nga tri pyetje.

Më poshtë i gjeni të tria pyetjet, krahasimin e tatimeve sipas rregullave të vitit 2026, një shembull të llogaritur dhe çfarë ndodh kur doni ta ndryshoni formën më vonë.

Read also: Sole proprietor as a business structure: what it is and when it's registered..

Person fizik apo shpk, krahasimi në një tabelë

The issueSole ProprietorshipLLC.
PronarëtNjë personNjë ose disa ortakë
Përgjegjësia për borxhetMe pasurinë personaleDeri te kontributi në kapital
Kapitali minimalNuk kërkohet100 lekë
Tatimi mbi fitimin me të ardhura deri 14,000,000 lekë0% until December 31, 20290% until December 31, 2029
Tatimi mbi fitimin mbi pragun15% deri 14,000,000 lekë fitim, 23% mbi të15%
Tatimi kur tërhiqni fitiminNuk ka8% si dividend
Kontributet e pronaritAs a self-employed personAdministratori deklarohet në listëpagesë
Kalimi i biznesitKalojnë asetet, kontratat dhe klientëtKalojnë kuotat

Tri pyetjet që vendosin formën e biznesit

Sa ortakë do të ketë biznesi?

Nëse biznesi do të ketë dy ose më shumë pronarë, forma është sh.p.k., sepse personi fizik ka gjithmonë vetëm një pronar. Nëse nisni vetëm, por prisni që më vonë t’ju bashkohet një ortak ose një investitor, ia vlen ta hapni që në fillim si sh.p.k. Personi fizik nuk shndërrohet dot në shoqëri, prandaj ndryshimi i mëvonshëm kërkon mbyllje dhe hapje nga e para.

Sa rrezik financiar mbart veprimtaria?

Te sh.p.k. ortakët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet e shoqërisë. Nëse shoqëria nuk paguan një kredi, një furnitor ose një dëmshpërblim, kreditori i drejtohet pasurisë së shoqërisë, jo shtëpisë suaj.

Te personi fizik biznesi dhe pronari janë i njëjti person, prandaj për borxhet e biznesit përgjigjeni me pasurinë tuaj. Kjo ka rëndësi kur merrni kredi, kur punoni me kontrata të mëdha ose kur veprimtaria mund të shkaktojë dëme ndaj klientëve.

Si do ta tërhiqni fitimin?

Fitimi i personit fizik është paraja juaj. E tërhiqni kur të doni, pa vendim dhe pa tatim shtesë. Fitimi i sh.p.k. është i shoqërisë dhe del te ortakët vetëm me vendim të asamblesë, si dividend, me tatim 8% mbi shumën e shpërndarë. Rregullat e plota i gjeni te faqja e dividend.

Sa tatim paguan personi fizik dhe sa sh.p.k.?

Biznesi me të ardhura deri në 14,000,000 lekë

Të dyja format paguajnë 0% tatim mbi fitimin deri më 31 dhjetor 2029, sipas nenit 69 të ligjit nr. 29/2023. Diferenca e vetme tatimore është dividendi. Personi fizik e merr fitimin pa tatim, ndërsa sh.p.k. paguan 8% kur e shpërndan. Kushtet e regjimit i gjeni te faqja e regjimit 0% deri në 2029.

Biznesi mbi pragun e 14,000,000 lekëve

Sh.p.k. paguan 15% mbi gjithë fitimin. Personi fizik paguan 15% deri në 14,000,000 lekë fitim të tatueshëm dhe 23% mbi pjesën që e kalon, sipas nenit 24 të ligjit nr. 29/2023. Normat dhe pragjet e plota janë te faqja e normave të tatimit mbi fitimin.

Dividendi, kostoja e përgjegjësisë së kufizuar

Dividendi paguhet vetëm kur shoqëria shpërndan fitim. Fitimi që mbahet në shoqëri për investime ose rezervë nuk tatohet me 8%. Pra sh.p.k. kushton më shumë tatim vetëm për pjesën e fitimit që e tërhiqni, dhe ky është çmimi i mbrojtjes që ju jep përgjegjësia e kufizuar.

Pragu i TVSH-së, 10,000,000 lekë qarkullim vjetor, vlen njësoj për të dyja format.

Shembull i llogaritur, fitim 6,000,000 lekë

Një biznes ka 20,000,000 lekë të ardhura në vit, pra është mbi pragun e 14,000,000 lekëve, dhe 6,000,000 lekë fitim të tatueshëm. Pronari do ta tërheqë gjithë fitimin.

Si person fizik

Fitimi është nën 14,000,000 lekë, prandaj tatohet i gjithi me 15%, pra 900,000 lekë. Pronarit i mbeten 5,100,000 lekë, pa asnjë tatim tjetër kur i tërheq.

Si sh.p.k.

Shoqëria paguan 15% mbi fitimin, pra 900,000 lekë, dhe i mbeten 5,100,000 lekë. Kur i shpërndan si dividend, mbahet 8%, pra 408,000 lekë. Ortakut i mbeten 4,692,000 lekë.

Diferenca prej 408,000 lekësh është kostoja e përgjegjësisë së kufizuar në këtë rast. Nëse shoqëria do ta mbante fitimin për investime, kjo kosto nuk do të lindte.

Çfarë ndryshon në kontribute dhe në dokumente?

Kontributet e pronarit

Personi fizik paguan kontributet e veta si i vetëpunësuar. Te sh.p.k. administratori deklarohet në listëpagesë, edhe kur është ortaku i vetëm. Rregullat i gjeni te faqet e self-employed and administratorit dhe kontributeve.

Vendimet dhe dokumentet

Sh.p.k. ka më shumë letra. Shpërndarja e fitimit, ndryshimi i kapitalit ose i administratorit kërkojnë vendim të asamblesë, dhe paraja nga llogaria e shoqërisë nuk kalon lirisht te llogaria juaj personale. Nga ana tjetër, shoqëria paraqitet më fort përpara bankave, furnitorëve dhe klientëve të mëdhenj. Si funksionon e gjen te faqja e informacionit të përgjithshëm për sh.p.k..

A mund ta ndryshoni formën më vonë?

Jo drejtpërdrejt. Ligji nr. 9901/2008, neni 214, e lejon riorganizimin vetëm për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe ato aksionare, jo për personin fizik. Kur personi fizik do të bëhet sh.p.k., ai unregister dhe hapet një New LLC., me NIPT të ri.

Prandaj zgjedhja në fillim ka rëndësi. Ndryshimi i mëvonshëm kushton kohë, dokumente dhe ndonjëherë edhe kontrata që duhen rinegociuar. Mundësitë që ka një sh.p.k. pasi është hapur i gjeni te faqja e riorganizimit të shoqërive.

Kur dikush vjen të hapë biznes i vetëm, pa ortakë dhe pa kredi, zakonisht nisim nga personi fizik. Kur pyetja e parë që më bën është çfarë ndodh nëse e padit një klient, biseda kalon te sh.p.k.
Andi Haxhillari, AlProfit Consult

Every time there is a tax or financial change that affects your business, we notify you directly by email with a practical explanation.

Send me free notifications

Pyetjet më të shpeshta për personin fizik dhe sh.p.k.

Çfarë do të thotë shpk?

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Ortakët përgjigjen për detyrimet e shoqërisë vetëm deri te kontributi i tyre në kapital, jo me pasurinë personale.

Cila formë paguan më pak tatim?

Me të ardhura deri në 14,000,000 lekë, personi fizik, sepse fitimi i tij nuk tatohet as kur e tërheq, ndërsa sh.p.k. paguan 8% kur shpërndan dividend. Mbi pragun, krahasimi varet nga madhësia e fitimit dhe nga sa prej tij e tërhiqni.

A mund ta kthej personin fizik në sh.p.k.?

Jo. Riorganizimi lejohet vetëm për sh.p.k. dhe sh.a., sipas nenit 214 të ligjit nr. 9901/2008. Personi fizik çregjistrohet dhe hapet një sh.p.k. e re.

Sa kapital duhet për një sh.p.k.?

Kapitali minimal është 100 lekë, sipas nenit 70 të ligjit nr. 9901/2008. Një kapital më i lartë nuk është detyrim, por u jep më shumë besim bankave dhe furnitorëve.

A regjistrohet personi fizik në TVSH?

Po, kur kalon 10,000,000 lekë qarkullim vjetor, njësoj si sh.p.k. Kërkesa për regjistrim bëhet brenda 15 ditëve nga kalimi i pragut.

Ku regjistrohet secila formë?

Të dyja regjistrohen në QKB, online përmes e-Albania. Hapat për personin fizik i gjeni te faqja e regjistrimit fillestar të personit fizik, ndërsa për sh.p.k. te faqja e regjistrimit të sh.p.k..

Three steps for today

  • Shkruani sa ortakë do të ketë biznesi sot dhe pas tre vitesh.
  • Vlerësoni të ardhurat e vitit të parë dhe shihni nëse janë nën apo mbi 14,000,000 lekë.
  • Pyetni veten nëse do ta tërhiqni gjithë fitimin apo një pjesë do të mbetet në biznes.

Legal basis

  • Ligji nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”. Neni 24 për normat e personit fizik, neni 41 për normën e shoqërive, neni 59 për tatimin 8% mbi dividendin dhe neni 69 për normën 0% deri më 31 dhjetor 2029.
  • Ligji nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Neni 70 për kapitalin minimal dhe neni 214 për riorganizimin.
  • Ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, për pragun 10,000,000 lekë të regjistrimit në TVSH.

Forma e biznesit zgjidhet një herë, por pasojat e saj i ndjeni çdo vit. Ne ju ndihmojmë ta zgjidhni me shifrat tuaja dhe e regjistrojmë për ju në QKB.

VIEW PRICES

About the author

Andi Haxhillari is an economist and the founder of AlProfit Consult, an accounting, tax advisory, and financial management firm in Tirana, established in 2015. He holds the professional title of Certified Accountant, certificate no. 359, issued by the Certification Authority of the Ministry of Finance on July 4, 2012. He graduated with a Master's degree in Accounting and as a General Economist from the Faculty of Economics at the University of Tirana. For more than ten years, he has worked as an external economist for small and medium-sized businesses in Albania.

GDPR