Tatimi për bizneset IT 2026. Çfarë ndryshoi pasi skadoi norma 5%

Pikat kryesore
  • Norma 5% e tatimit mbi fitimin për prodhimin dhe zhvillimin e software-it skadoi më 31 dhjetor 2025.
  • Nga 1 janari 2026 zbatohet regjimi i përgjithshëm, pra 15% mbi fitimin e tatueshëm.
  • Biznesi me xhiro bruto vjetore deri 14,000,000 lekë paguan 0% deri më 31 dhjetor 2029.
  • Për të vetëpunësuarit në IT vlen edhe rregulli i rikualifikimit kur klientët janë të përqendruar.
  • Shërbimi për klientë jorezidentë pa seli të përhershme në Shqipëri përjashtohet nga ai rregull.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Normat u rikontrolluan te ligji nr. 29/2023, nenet 12, 24, 41 dhe 69. Normat dhe pragjet, faqja e burimit

Për vite me radhë, prodhimi dhe zhvillimi i software-it kishte normë të reduktuar 5% të tatimit mbi fitimin. Ajo skadoi më 31 dhjetor 2025 dhe nuk u zgjat.

Prandaj pyetja e sotme nuk është më nëse veprimtaria juaj hyn te lista e aktiviteteve IT, por në cilin regjim bie biznesi juaj sipas xhiros.

Lexo edhe: Regjimi dhe normat e të vetëpunësuarve

Çfarë vlen sot për një biznes IT

RastiNorma
Xhiro bruto vjetore deri 14,000,000 lekë0% tatim fitimi, deri më 31 dhjetor 2029
Shoqëri me xhiro mbi pragun15% mbi fitimin e tatueshëm
Person fizik me xhiro mbi pragun15% deri 14,000,000 lekë fitim, 23% mbi tepricën
Dividendi i shpërndarë8%

Pra shumica e studiove të vogla dhe e zhvilluesve të pavarur mbeten te 0%, por jo për shkak të sektorit. Ata janë aty për shkak të xhiros, dhe afati i atij regjimi është 31 dhjetori 2029.

Rreziku i rikualifikimit te zhvilluesit e pavarur

Kjo është pika më e rëndësishme për sektorin. Kur 80% ose më shumë e të ardhurave vijnë nga një klient i vetëm, ose 90% nga më pak se tre klientë, të ardhurat mund të trajtohen si të ardhura nga punësimi.

Përjashtimi që e shpëton shumicën e zhvilluesve shqiptarë është te vetë ligji. Rregulli nuk zbatohet kur shërbimet shkojnë vetëm te persona jorezidentë, ose vetëm te entitete pa seli të përhershme në Shqipëri.

Kur klientët janë vendas dhe të përqendruar, rasti verifikohet përpara, jo pas kontrollit. Krahasimi mes pagës dhe vetëpunësimit është te faqja jonë e pagë apo vetëpunësim.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Pyetje të shpeshta

A ka ende normë 5% për software-in?

Jo. Ajo skadoi më 31 dhjetor 2025.

Sa paguaj nëse xhiroja ime është nën 14 milionë lekë?

0% tatim fitimi deri më 31 dhjetor 2029. Deklarata vjetore dorëzohet gjithsesi.

Punoj vetëm për një klient jashtë vendit. A rikualifikohem?

Jo. Ligji e përjashton shprehimisht rastin kur shërbimet shkojnë vetëm te jorezidentë pa seli të përhershme në Shqipëri.

Teksti i mëparshëm dhe lista e aktiviteteve
Përditësim, shtator 2026. Norma 5% e tatimit mbi fitimin për prodhuesit dhe zhvilluesit e software-it skadoi më 31 dhjetor 2025. Nga 1 janari 2026 zbatohet regjimi i përgjithshëm, pra 15% mbi fitimin, ose 0% kur xhiroja vjetore nuk kalon 14,000,000 lekë deri më 31 dhjetor 2029. Teksti më poshtë ruhet si regjistrim i rregullit të mëparshëm. Çfarë vlen sot për një biznes IT

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit/zhvillimit të software-ve se Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 730, datë 12.12.2018, “Për përcaktimin e aktiviteteve që përfshihen në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, si dhe procedurat për aplikimin e Tatimit mbi Fitimin nga personat juridikë që ushtrojnë këto aktivitete”, Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 176, të datës 13 dhjetor 2018.

Aktivitetet e ushtruara nga personat juridikë në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, për të cilat aplikohet shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin prej 5% janë si më poshtë:

  • Dizenjim software-i
  • Zhvillim dhe mirëmbajtje sistemesh software
  • Testim software
  • Dizenjim dhe zhvillim sistemesh të komunikimit
  • Dizenjim dhe zhvillim sistemesh të sigurisë
  • Zhvillim sistemesh migrimi
  • Përmirësim/upgrade sistemesh informatike
  • Operimi, menaxhimi, suporti i përdorimit dhe auditimi teknik/informatik për sistemet software.

Personat Juridikë, duhet që këto aktivitete të kenë të përcaktuar në statutin e kompanisë si objekt veprimtarie, për të aplikuar normën 5% të Tatimit mbi Fitimin.

Veprimtaritë e tjera dhe ndarja me NIPT

Përveç këtyre, aktivitetet e tjera që mund të ushtrojë shoqëria, duhet që të jenë në fushën e teknologjisë së informacionit. Kur veprimtaritë e tjera, nëse ka, nuk bëjnë pjesë në këtë fushë, duhet t’i ndajë me NIPT-e më vete, në mënyrë që të aplikojë shkallën 5% të Tatimit mbi Fitimin.

Gjithashtu, Personi Juridik duhet të paraqesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, një deklaratë ku të shprehet për aktivitetin/aktivitetet e objekt-veprimtarisë së tij, për të cilat aplikon këtë shkallë tatimore.

Duhet të mbahet parasysh që për aktivitetet ekonomike të fushës së teknologjisë së informacionit, të ushtruara nga personi juridik, do të zbatohet shkalla standarde 15% e Tatimit mbi Fitimin.

Për qëllim të aplikimit të normës së reduktuar, subjektet duhet të pasqyrojnë qartë në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare, të ardhurat që realizohen nga aktiviteti/aktivitet për të cilat aplikohet shkalla tatimore 5%, si edhe shpenzimet e kryera.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nëse jeni studio ose zhvillues i pavarur dhe doni të dini saktësisht në cilin regjim bini këtë vit, e llogarisim bashkë mbi faturat tuaja.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR