Rishikimi i kësteve të parapagimit të tatimit. Kur kërkohet dhe ku dorëzohet

Pikat kryesore
  • Rishikimi i kësteve të tatimit kërkohet te drejtoria rajonale tatimore kur kësti i llogaritur nuk përputhet me ecurinë reale të vitit.
  • Këstet paraprake llogariten mbi tatimin e vitit paraardhës, jo mbi fitimin e vitit në vazhdim.
  • Për janar, shkurt dhe mars baza është tatimi i dy viteve më parë pjesëtuar me 12, ndërsa për nëntë muajt e tjerë tatimi i vitit paraardhës pjesëtuar me 12.
  • Afatet e kësteve janë 31 mars, 30 qershor, 30 shtator dhe 31 dhjetor.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Rregulli i kësteve u rikontrollua te ligji nr. 29/2023, neni 63, pika 2. Parapagimet, faqja e burimit

E drejta për të kërkuar rishikimin e kësteve është e përhershme dhe nuk lidhet me një vit të vetëm. Njoftimi i mëposhtëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është i vitit 2024 dhe i referohet kalimit te ligji i ri, por mekanizmi që ai sqaron vlen edhe sot.

Kërkesa dorëzohet te drejtoria rajonale tatimore ku jeni regjistruar, me llogaritjen tuaj përballë asaj të sistemit. Si llogariten këstet hap pas hapi e shpjegon faqja jonë e parapagimeve, ndërsa normat dhe pragjet janë te faqja e normave të tatimit mbi fitimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të saj, ka bërë me dije tatimpaguesit mbi mundësinë e kërkesës për rivlerësimin e kësteve të parapagimit të tatim fitimit. Më poshtë do të gjeni njoftimin e plotë:

Sqarimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

DPT: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

 
“Udhëzojmë tatimpaguesit, që në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, ti drejtohen Drejtorive Rajonale përkatëse për rishikim këstesh, për tatim të drejtë”

Me qëllim parësor mirëinformimin e tatimpaguesve dhe të publikut të gjerë dhe për të ndaluar dezinformimin në media, Administrata Tatimore sqaron se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi % e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023.

Duke qenë se viti 2024 është viti i parë i zbatimit të ligjit të ri, këstet bazohen mbi deklarimin e fitimit të vitit 2023, deklarimi për të cilat kryhet sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër për “Tatimin mbi të Ardhurat”.

Njohja apriori e shpenzimeve për shërbimet profesionale

Theksojmë se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025. Kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.

Nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024. Kështu që, sikurse e përcakton edhe Ligji këstet paraprake do të llogariten mbi fitimin e vitit paraardhës.

Këshillojmë çdo tatimpagues, që pretendon se kësti paraprak i vitit 2024 është shumë i lartë apo në rast keqdeklarimi nga ana e tyre, t’i drejtohet me kërkesë për rishikim të kësteve Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, e cila do të shqyrtojë me prioritet çdo kërkesë për këtë qëllim, për tatim të drejtë sipas ligjit.”

Lexo më shumë https://alprofitconsult.al/dispozita-te-mbledhjes-se-tatimit-mbi-fitimin-ndryshimet-ligjore-pas-janar-2024/ mbi mënyrën e llogaritjes së kësteve të tatimit, deklarimin dhe e drejta për të kërkuar rishikimin e kësteve të tatimit mbi fitimin.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Kur ia vlen të kërkoni rishikimin

Kërkesa ka kuptim kur viti në vazhdim ka ecuri dukshëm më të dobët se viti paraardhës, kur keni humbur një klient të madh, kur keni mbyllur një njësi, ose kur deklarata e vitit paraardhës ka pasur gabim që e fryu fitimin. Kur kësti paguhet me vonesë, kamatëvonesa është 0.06% e detyrimit për çdo ditë, deri në 365 ditë, prandaj rishikimi kërkohet para afatit të këstit dhe jo pas tij.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR