Sipas kërkesave të Ligjit nr. 112/2020 dhe VKM nr. 1088, datë 24.12.2020 te gjitha subjektet raportuese, duhet të regjistroni pronarin/ët tuaj përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP).
Procedura e regjistrimit do të kryhet elektronikisht nga personi i autorizuar për këtë qëllim nëpërmjet platformës qeveritare e-albania, duke plotësuar formularët e aplikimit dhe bashkëlidhur dokumentet shoqëruese të përcaktuara në Vendim. Formulari i aplikimit duhet te nenshkruhet elektronikisht nga aplikuesi i cili duhet te aplikoje ne portalin e-albania per tu pajisur me nenshkrim elektronik.
Duhet të mbani në konsideratë, se, pronar përfitues është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin tuaj, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25 % ose më tepër, të:
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. KONTAKTO ME NE
- aksioneve/kuotave;
- pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit tuaj;
- të drejtave të votimit; ose
- përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti juaj në emër të tij.
Pronarët përfitues te trust-et
- Krijuesin;
- kujdestarin/të mirëbesuarin;
- mbrojtësin, nëse ka, dhe
- përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon;
- ose çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.
Dokumentet që kërkohen për aplikimin
- dokumenti i identifikimit të individit të regjistruar si pronar përfitues dhe ekstrakti i subjektit tuaj;
- ekstrakti i personit juridik që zotërohet nga individi i regjistruar dhe rezulton ortak/aksion në subjektin tuaj (pronësia indirekte);
- statuti/aktet e brendshme të shoqërisë;
- kontrata apo cdo dokument tjetër që vërteton se, individi i regjistruar është pronari përfitues i subjektit tuaj, sipas pronësisë direkte apo indirekte.
- përcakton vendimet e marra ose
- Kontrollon në cdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasDokumentet shtesë për këto dy raste
- deklaratën me shkrim e nënshkruar nga përfaqësuesi juaj ligjor, ku të përcaktohen saktësisht hapat e ndërmarra për identifikimin e pronarit përfitues, si dhe arsyet e identifikimit të tij në këtë pozicion
- dokumentacionin që vërteton kontrollin/pozicionin drejtues të individit të regjistruar si pronar përfitues në subjektin raportues (sipas rastit).
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. KONTAKTO ME NE

