Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasPostim historik, 16 qershor 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Shënim, shtator 2026. Ky njoftim i përket rimbursimit të gjobave të vendosura gjatë periudhës 10 mars deri 1 qershor 2020, sipas VKM nr. 474, datë 15.6.2020. Masa ishte e lidhur me mbylljen e kufijve për shkak të COVID-19 dhe ka përfunduar. Afatet dhe procedura e përshkruar më poshtë nuk zbatohen më. Përmbajtja ruhet për referencë historike.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars, 1 Qershor 2020.
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:
Dokumentet e nevojshme për rimbursimin
- dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,
- çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe
- të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).
- individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.

