Njoftim për vend të lirë pune: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune)

Postim historik, 9 nëntor 2020. Ky postim është një lajm ose njoftim nga viti 2020 dhe mund të mos reflektojë më rregullat në fuqi. Për informacionin aktual shihni faqen tonë të burimeve tatimore.

Ky njoftim është i mbyllur. U publikua më 9 nëntor 2020 dhe nuk pranon më aplikime. Vendet e lira sot i gjeni te faqja e karrierës.

POZICIONI I PUNËS: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune)

DATA E SHPALLJES SË APLIKIMIT:  09 Nëntor 2020

RRETH PUNËDHËNËSIT

AlProfit Consult është një studio e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  2. Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  3. Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  4. Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.

KUSHTET

  1. Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
  2. Diplomuar (ose në proces) në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme. Pranohen edhe kandidatët që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale pranë studios sonë.
  3. Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.

APLIKIMI

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur dhe dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura, në formë elektronike, në adresën: [email protected]

Shkarko Njoftim për vend të lirë pune AlProfit Consult 09.11.2020.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR