Konsulentë të përkushtuar

për të ndihmuar klientët tanë të kenë sukses

Shërbime Kontabiliteti

Ne mund të realizojmë ngritjen e një sistemi të informacionit kontabël që mundëson informacion të plotë dhe në kohë reale. Shërbimi ynë i kontabilitetit ofron raportim të plotë dhe analizë kritike që ju lejon të vlerësoni shëndetin financiar  të aktivitetit tuaj dhe të realizoni qëllimet tuaja të biznesit.

Studioja jone mund t’ju ndihmojë duke përgatitur raporte të ndryshme financiare ose duke ofruar shërbim të plotë të mbajtjes së informacionit kontabël, duke ju dhënë mundësi që Ju ndërkohë të fokusoheni në drejtimin e biznesit tuaj.

Analiza jonë financiare do t’ju japë një shikueshmëri më të mirë në faktorët që drejtojnë biznesin tuaj

Paketa e plotë e shërbimeve kontabël.

Mbajtja e plotë e llogarive tuaja.

Ngritjen e sistemit të informacionit kontabël.

Përgatitja e pasqyrave financiare.

Rishikim i raportimeve dhe të dhënave kontabël.

Raporte dhe analiza të ndryshme për qëllime të vendimmarrjes.

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga konsultimi ynë i parë falas për të diskutuar rreth kërkesave tuaja të shërbimeve të kontabilitetit në biznesin tuaj. Ju lutemi telefononi në +355693232349, ose shkruani në info@alprofitconsult.al  për të lënë një takim

Shërbime Taksash

Ne e dimë se një nga qëllimet tuaja kryesore është te paguani nivelin e duhur te taksave. Kjo arrihet më së miri nëpërmjet planifikimit gjithëpërfshirës të taksave.

Administrimi i taksave është një nga fushat më të ndjeshme për sipërmarrjet sepse, administrimi i tyre efektiv sjell menaxhimin dhe uljen e mundshme të tyre por nga ana tjetër risqet që hasin bizneset nga shkelja e ligjeve në këto fusha (nga mosnjohja dhe mos përditësimi në kohën e duhur) sjell penalizimin e tyre.

Ne punojmë me ju gjatë gjithë vitit për të zhvilluar një plan të përshtatur me strategji të kursimit të taksave që janë përshtatur për situatën tuaj.

Paketa e plotë e shërbimeve të taksave.

Planifikim i pagesës së taksave.

Kryerja e të gjitha deklarimeve tatimore referuar legjislacionit në fuqi.

Ndjekja e procedurave gjatë kontrolleve të ndryshme tatimore.

Asistencë e vazhdueshme për personelin përgjegjës.

Rishikim i deklarimeve tatimore periodike.

Informim i vazhdueshëm i ndryshimeve më të fundit ligjore.

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga konsultimi ynë i parë falas për të diskutuar rreth kërkesave apo pyetjeve tuaja në për çështje të ndryshme fiskale. Ju lutemi telefononi në +355693232349, ose shkruani në info@alprofitconsult.al  për të lënë një takim

Konsulencë Financiare

Ne mendojmë që biznesit janë të interesuar që përveç shërbimeve rutinë të përfitojnë edhe shërbime të tjera që mund të rrisin të ardhurat dhe fitimin e tyre. Organizimet e ndryshme tregtare në disa raste nuk marrin orientimet e duhura për të operuar dhe administruar bizneset e tyre sepse:

1- këto shërbime nuk kërkohet nga klientët e studios kontabël duke gjykuar se këto shërbime nuk janë pjesë e aktivitetit të studios.

2- punonjësit e studios kontabël nuk bëjnë përpjekjet e duhura për të dhënë sugjerimet dhe opinionet e tyre në raste kur mund të jetë e nevojshme.

 

Pikërisht ky është edhe synimi ynë. Ne pretendojmë që të ndërtojmë një strukturë dhe mënyrë pune ku bëhemi pjesë e administrimit financiar të klientëve tanë, duke përmbushur misionin tonë, orientimin e bizneseve dhe këshillimin për tu fokusuar në aktivitet sa më fitimprurëse dhe afatgjata dhe duke këshilluar bizneset për tu larguar nga përfshirja në aktivitete me risk të lartë ose jo-fitimprurëse.

Paketa e plotë e shërbimeve të këshillimit financiar.

Përgatitja e buxheteve të ndryshme dhe rishikimi i tyre.

Analizë dhe orientim për hapjen e bizneseve të reja.

Analizë e performancës së biznesit tuaj.

Përgatitja e raporteve të ndryshme për investime të mundshme në të ardhmen.

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga konsultimi ynë i parë falas për të diskutuar rreth kërkesave apo pyetjeve tuaja për idetë dhe projekte tuaja. Ju lutemi telefononi në +355693232349, ose shkruani në info@alprofitconsult.al për të lënë një takim