Shtyhet afati për korrigjim të të dhënave bankare nga individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave nr.1 dhe 2

Postim historik, 4 shtator 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënavë të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që afati për korrigjim të të dhënave të llogarisë bankare shtyhet deri në datën 25 Shtator 2020. Ftojmë individët përfitues, sipas listave bashkëngjitur këtij njoftimi, të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë menjëherë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true Pas dorëzimit të këtij Formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit. Lista paketa 1 me llogari me probleme 31.08.2020 Liste me individe qe nuk kane kryer korigjimin 02.09.2020 Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.  

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR