- Çdo biznes aktiv duhet të lëshojë fatura të fiskalizuara; kjo nuk është më kalim tranzicioni, por kusht funksionimi.
- Platforma Self-Care mund të përdoret FALAS nga biznesi i vogël pa TVSH, me tatim të thjeshtuar mbi fitimin, një vendndodhje të vetme dhe status “i vetëpunësuar i vetëm”.
- Bizneset që nuk plotësojnë këto kritere duhet të zgjedhin një nga kompanitë softuerike të certifikuara nga AKSHI dhe DPT.
Që prej verës 2022, çdo biznes aktiv në Shqipëri duhet të lëshojë fatura të fiskalizuara, sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Mosfiskalizimi sjell gjobë deri në mbyllje të aktivitetit. Pyetja që mbetet praktike për çdo biznes të ri është një tjetër, cila është mënyra më e lirë për t’u fiskalizuar.
Nga puna jonë e përditshme shohim se shumë biznese të rinj paguajnë për një software fiskalizimi pa kontrolluar më parë nëse plotësojnë kushtet për ta përdorur platformën Self-Care falas.
Read also: Electronic fiscalization certificate. How to apply and when to renew., për hapat e aplikimit për çertifikatën elektronike, hapi i parë drejt fiskalizimit.
Kush mund të përdorë Self-Care falas
Platforma Self-Care e Administratës Tatimore mund të përdoret pa pagesë nga tatimpaguesit që plotësojnë njëkohësisht këto kritere: nuk janë subjekt i TVSH-së, kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, kanë vetëm një vendndodhje ushtrimi veprimtarie, dhe kanë statusin ligjor “Person Fizik” me kategorinë e punësimit “i vetëpunësuar i vetëm”.
Kush ka nevojë për software të certifikuar
Tatimpaguesit që nuk plotësojnë kriteret e mësipërme, qofshin subjekt i TVSH-së, qofshin me më shumë se një vendndodhje apo me formë tjetër ligjore organizimi, duhet të zgjedhin një nga kompanitë softuerike të certifikuara nga AKSHI dhe DPT për fiskalizimin. Lista e plotë e këtyre kompanive është e disponueshme në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Every time there is a tax or financial change that affects your business, we notify you directly by email with a practical explanation.
Send me free notificationsWhy does it matter today?
Nëse po hapni një biznes të ri dhe mendoni të paguani menjëherë për një software fiskalizimi, kontrolloni së pari nëse plotësoni kriteret për Self-Care falas. Kjo mund t’ju kursejë një kosto mujore krejtësisht të panevojshme.
How we handle this with our clients
Kur një klient i ri na kontakton për fiskalizimin, kontrollojmë së pari situatën e tij konkrete për të vendosur nëse i përshtatet Self-Care falas apo i nevojitet një software i certifikuar, para se të lidhë ndonjë kontratë.

