Në kuadër të vijimësisë së proçesit të fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë subjektet e fushës së Teknologjisë së Informacionit, mbi krijimin e komisionit të përbashkët të çertifikimit të prodhuesve/mirëmbajtësve të zgjidhjeve softuerike.
For implementation of VKM Nr.239, datë 20.03.2020 “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes Software-ike për proçedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si dhe proçedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve Software-ike”, është firmosur urdhëri i përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për emërimet në komisionin e përbashkët çertifikues, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për aplikim dhe çertifikim të çdo subjekti të interesuar.
Në shoqërim të udhrërit të përbashkët është firmosur edhe rregullorja e përbashkët mbi saktësimin e procedurave të çertifikimit me qëllim qartësimin e të gjithë hapave të proçesit të çertifikimit duke filluar nga aplikimi e deri tek marrja e çertifikatës.
Në zbatim të kësaj rregulloreje ngarkohet grupi i përbashkët i punes me specialistë sipas fushave përakatëse i cili do të shqyrtojë kërkesat e cdo aplikanti, të dhënat dhe dokumentacionin e paraqitur si dhe vetë zgjidhjen e softuerit.
Theksojmë se, aplikimi për çertifikimin kryhet pranë Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit nëpërmjet Platformës së Ndërveprimit Qeveritar e-Albania.
Administrata Tatimore nxit të gjithë subjektet e interesuara që të bëjnë aplikimin për çertifikimin duke u bërë kështu pjesë e proçesit shumë të rëndësishëm të fiskalizimit.
Source: General Directorate of Taxes.
We are here to help you and always find time to answer any of your questions. Feel free to call or text us at any time for matters we can assist you with. We can help you with using QuickBooks. Contact me

