Fiskalizimi: Fiskalizimi – Specifikime Teknike.

Në kuadër të vijimësisë së proçesit të fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë subjektet e fushës së Teknologjisë së Informacionit, mbi krijimin e komisionit të përbashkët të çertifikimit të prodhuesve/mirëmbajtësve të zgjidhjeve softuerike.

Në zbatim të VKM Nr.239, datë 20.03.2020 “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software-ike për proçedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si  dhe proçedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve  e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”, është firmosur urdhëri i përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për emërimet në komisionin e përbashkët çertifikues, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për aplikim dhe çertifikim të çdo subjekti të interesuar.

Në shoqërim të udhrërit të përbashkët është firmosur edhe rregullorja e përbashkët mbi saktësimin e procedurave të çertifikimit me qëllim qartësimin e të gjithë hapave të proçesit të çertifikimit duke filluar nga aplikimi e deri tek marrja e çertifikatës.

Në zbatim të kësaj rregulloreje  ngarkohet grupi i përbashkët i punes me specialistë sipas fushave përakatëse i cili do të shqyrtojë kërkesat e cdo aplikanti, të dhënat dhe dokumentacionin e paraqitur si dhe vetë zgjidhjen e softuerit.

Theksojmë se, aplikimi për çertifikimin kryhet pranë Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit nëpërmjet Platformës së Ndërveprimit Qeveritar e-Albania.

Administrata Tatimore nxit të gjithë subjektet e interesuara që të bëjnë aplikimin për çertifikimin duke u bërë kështu pjesë e proçesit shumë të rëndësishëm të fiskalizimit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. Ne mund t’ju ndihmojmë me përdorimin e QuickBooks. KONTAKTO ME NE

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.