Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasPostim historik, 27 shtator 2020. Ky postim ishte pjesë e lajmeve rreth nisjes së fiskalizimit në Shqipëri. Sistemi sot funksionon plotësisht dhe rregullat aktuale janë të përmbledhura te faqen tonë aktuale për fiskalizimin.
Në zbatim të gërmës j), të nenit 3, të Udhëzimit Nr. 20, datë 01.06.2020 “Për elementet bazë dhe teknike, lëshimin dhe shkëmbimin e faturave elektronike dhe faturave shoqëruese”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë subjektet e interesuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit, mbi publikim e Specifikimeve Teknike për faturën elektronike.
Dokumentet janë sipas standardit të Bashkimit Europian në shoqërim të Direktivës 2014/55 të BE, datë 16 prill 2014 “Mbi faturimin elektronik në prokurimin publik”. Specifikimet janë gjithashtu në përputhje me kërkesat proceduriale dhe teknike të kuadrit ligjor e nënligjor të projektit të fiskalizimit.
Specifikimet Bazë të publikuara më poshtë janë:
- Specifikimet për përdorimin bazë të faturës elektronike UN/CEFACT – Fatura Ndër-Industriale (skemat XML 16B);
- Specifikime për përdorimin bazë të faturës elektronike – ISO/IEC 19845:2015 (UBL 2.1).

