TiranaTiranaDurres Monday – Friday 08:30 – 17:00 +355693232349 Monday – Saturday 08 – 18 +355693232349

Announcement on the issuance of electronic invoices during the transition period of Fiscalization

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke marrë shkas nga interesimi i vazhdueshëm i subjekteve tatimpagues që kanë implementuar dhe po përdorin një zgjidhje softuerike të certifikuar dhe prodhuesve/mirëmbajtësve të zgjidhjeve softuerike të certifikuar, lidhur me mundësinë e përdorimit të zgjidhjeve softuerike para fillimit të efekteve të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, dëshiron të sqarojë të gjithë subjektet e interesuar për sa vijon:

Neni 46, “dispozita kalimtare”, i ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, në pikat 2 dhe 3, të tij ka parashikuar shprehimisht se:

2- Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit, subjekt i këtij ligji, të cilët kryejnë transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

3- Për periudhën, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të cilët kryejnë transaksione pa para në dorë, zbatojnë të gjitha detyrimet, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar

Ligji i sipërcituar shprehimisht ka lejuar përdorimin e zgjidhjeve softuerike për qëllim të dokumentimit të furnizimit edhe përpara fillimit të efekteve të ligjit, me kushtin që, të respektohen njëkohësisht edhe parashikimet konkrete të legjislacionit të fushës në fuqi.

Ligji në fuqi për procedurat tatimore, parashikon se,

çdo shitblerje mallrash apo të drejtash, si dhe çdo kryerje punimi apo shërbimi, që është pjesë e veprimtarisë tregtare, është objekt faturimi, 

ndërsa neni 96, i ligjit nr. 92/2014, “Për TVSH-në” i ndryshuar, parashikon se,

 Faturimi kryhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë seksion dhe në legjislacionin në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit për të gjitha furnizimet e mallrave dhe të shërbimeve, vendi i të cilave, sipas dispozitave të kreut IV, të këtij ligji, është në Republikën e Shqipërisë.

Fatura tatimore e lëshuar nga një zgjidhje softuerike e certifikuar, plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor rregullues në fuqi. Deri në momentin e lëshimit dhe pranimit të faturave në rrugë elektronike (deri në momentin e fillimit të efekteve të Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar), tatimpaguesi mund të zgjedhë të lëshojë fatura të printuara nga një zgjidhje softuerike e certifikuar me kushtin që, këto fatura të deklarohen manualisht në librat e blerjes dhe të shitjes të palëve.

Për qëllim dokumentimi, për të gjitha faturat e lëshuara nga një zgjidhje softuerike e certifikuar, deri në momentin e pranimit të saj elektronikisht, shitësi administron një kopje të faturës të nënshkruar rregullisht nga blerësi apo personi i tij i autorizuar.

Source: General Directorate of Taxes.


We are here to help you and always make time to answer any questions you have. Feel free to call or write at any time about any matters we can assist you with.  Contact me

GDPR