- Mungon personeli i nevojshëm që administron direkt financat e organizatës. Për shkak edhe të natyrës së projekteve dhe zbatimit të tyre jo të vazhduar, një pjesë e mirë e organizatave; sidomos organizatat relativisht të vogla (në vlerën e fondeve dhe punonjësve që angazhohen), këto organizata e kanë të pamundur angazhimin e një ekonomisti me kohë të plotë.
- Nuk ka një sistem të informacionit kontabël, program kontabiliteti, që të administrojë të gjithë informacionin e nevojshëm financiar, për të kontrolluar transaksionet, regjistruar të dhënat dhe raportuar më pas tek drejtuesit apo donatorët. Kjo vjen kryesisht nga mungesa e fondeve, kërkesat specifike të donatorëve për të raportuar mbi baza pagesash dhe jo të drejta e detyrime të konstatuara (Accrual), mungesë informacioni dhe shumë faktorë dhe arsye të tjera.
- Bashkëpunimi me zyra të jashtme të kontabilitetit, për të administruar të dhënat financiare dhe deklarimet tatimore është plotësisht sipërfaqësor. Në pjesën më të madhe të rasteve, zyra e kontabilitetit ofron vetëm kryerjen e deklarimeve periodike tatimore dhe regjistrim të të dhënave në një sistem paralel të kontabilitetit, që përdoret vetëm për hartimin e pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme (ato që depozitohen në organet tatimore).
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
