Licencat dhe Lejet e Veprimtarisë

Pagina Iniziale | Come registrare un'impresa in Albania | Licencat dhe Lejet e Veprimtarisë

La risposta breve

Licenca është leja që ju duhet për disa veprimtari të caktuara, përtej regjistrimit në QKB. Si rregull, veprimtaritë në Shqipëri janë të lira dhe nuk kërkojnë licencë, përveç atyre që parashikon ligji nr. 10081/2009. Aplikimi bëhet online, në QKB përmes e-Albania.

In vigore da oggi

Ligji bazë
nr. 10081/2009
Vendimi për licencat në QKB
VKM nr. 538/2009
Ku aplikohet
QKB, përmes e-Albania
Regjistri publik
Në faqen e QKB-së

Verificato il da Andi Haxhillari, Kontabilist i Miratuar. Krahasuar me ligjin nr. 10081/2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet”, i ndryshuar së fundi me ligjin nr. 41/2025, dhe me VKM nr. 538/2009, i ndryshuar së fundi me VKM nr. 853/2024.

Kjo faqe shpjegon kur ju duhet licencë, si e kuptoni nëse veprimtaria juaj e kërkon, ku aplikohet dhe si kontrollohet një licencë në regjistrin e QKB-së.

Licenca nuk është NIPT-i

Regjistrimi në QKB ju jep NIPT-in dhe ju bën subjekt tregtar. Licenca është diçka tjetër. Ajo ju jep të drejtën të ushtroni një veprimtari të caktuar, kur ligji e kërkon këtë.

Ligji nr. 10081/2009 nis nga një parim i thjeshtë. Ushtrimi i veprimtarive në Shqipëri është si rregull i lirë dhe nuk kërkon licencë, përveç rasteve që i parashikon vetë ligji. Prandaj shumica e bizneseve punojnë vetëm me NIPT, ndërsa disa veprimtari, si shëndetësia private ose një pjesë e veprimtarive me ushqime, kanë nevojë edhe për licencë.

Si e kuptoni nëse veprimtaria juaj kërkon licencë

Kategoritë e licencave renditen në shtojcën e ligjit nr. 10081/2009. VKM nr. 538/2009 përcakton për secilën kriteret, dokumentet dhe afatin e vendimit. Kur kërkesa shqyrtohet, merren parasysh vetëm kriteret e posaçme të asaj licence.

Rruga praktike ka dy hapa. Së pari përcaktoni saktë veprimtarinë që do të ushtroni. Pastaj kontrolloni nëse ajo ndodhet te kategoritë e licencuara në regjistrin informativ të QKB-së. Bëjeni këtë para se të nënshkruani qiranë ose të blini pajisjet, sepse shumë kritere lidhen me lokalin, me pajisjet ose me drejtuesin teknik.

Si funksionon kjo në praktikë e kemi shpjeguar për klinikën dhe për il ristorante.

Ku aplikohet dhe kush vendos

Aplikimi bëhet online, në QKB përmes portalit e-Albania.

Për disa kategori vendimin e merr një institucion tjetër. Për disa veprimtari me ushqime, për shembull, kërkesën e shqyrton Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili mund të bëjë edhe inspektim në vend para vendimit.

Hapat e aplikimit, me videon dhe listën e licencave që aplikohen online, i gjeni te udhëzuesi ynë për aplikimin në e-Albania.

Si kontrollohet një licencë në regjistrin e QKB-së

QKB mban Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, të integruar në faqen e saj zyrtare. Regjistri ka tri pjesë, nismat ligjore dhe nënligjore në fushën e licencimit, regjistrin informativ sipas kategorive dhe regjistrin aplikativ të licencave dhe lejeve.

Ky është vendi ku kontrollohet nëse një subjekt ka licencë, për shembull kur blini një biznes ekzistues ose kur zgjidhni një furnitor në një veprimtari të licencuar.

Domande frequenti

A më duhet licencë për çdo biznes?

Jo. Si rregull, veprimtaritë janë të lira. Licenca kërkohet vetëm për kategoritë që parashikon ligji nr. 10081/2009 dhe aktet në zbatim të tij.

Ku aplikoj për licencë?

Online, në QKB përmes portalit e-Albania. Hapat dhe videoja janë te udhëzuesi ynë.

A mjafton NIPT-i për të hapur lokalin?

Mjafton kur veprimtaria juaj nuk është e licencuar. Kur është, licenca merret para se veprimtaria të fillojë.

Base giuridica

Sot ideja. Nesër NIPT-i dhe licenca.

Verifikojmë nëse veprimtaria juaj kërkon licencë, regjistrojmë biznesin në QKB dhe ju tregojmë çfarë duhet përgatitur. Të gjitha nën një çati.

✓ Pa detyrim · ✓ Konfidencialitet · ✓ Përgjigje brenda 24 orëve

+355 69 323 2349 · [email protected]

GDPR