Postim historik, 14 korrik 2020. Ky postim i përket detyrimeve të raportimit për vitin fiskal 2019 ose 2020. Afatet dhe formatet e sotme mund të ndryshojnë nga ato të kohës, prandaj për vitin aktual shihni faqen tonë të burimeve tatimore.
Shënim, shtator 2026. Ky është njoftim i vitit 2020 dhe i përket afatit 31 korrik 2020 për pasqyrat financiare të vitit fiskal 2019. Afati ka kaluar. Udhëzimi nr. 5, datë 30.01.2006, i përmendur më poshtë, është nxjerrë në zbatim të ligjit nr. 8438/1998 për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi dhe është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Çfarë dorëzohet sot, ku dhe deri kur, e mban faqja jonë për pasqyrat dhe afatin. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, është data 31 Korrik 2020. Së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:

Dokumentet që dorëzohen bashkë me bilancin

  • raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),
  • inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,
  • inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,
  • kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe
  • inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Përveç se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare.
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyrës.
  • Pasqyra e pozicionit financiar.
Bashkëngjitur këtij njoftimi do të gjeni formatet e miratuara të dokumentacionit që duhet dorëzuar në formë elektronike, në e-filing. Për çdo pyetje apo informacion ju mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve ne numrin pa pagesë 0800 0002. Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Dokumente ndihmëse: Format raportimi IFRS_Biznes me interes publik Format raportimi SKK2_I Mesem dhe i Madh Formati per Pasuri te Luajtshme (Makina) Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa) Formati raportimit SKK15_Mikro dhe i Vogel
Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR