TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim mbi dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve, në zbatim të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, se brenda datës 31 Mars 2021, duhet të dorëzojnë Deklaratën e pagesës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin 2020.

Formulari i Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, i plotësuar në përputhje me shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare, dorëzohen në e-filing, llogarinë e deklarimit elektronik të çdo tatimpaguesi. Gjithashtu, në e-filing, në menunë Kontabilitet – Bilanci Vjetor, dorëzohen edhe Pasqyrat financiare dhe anekset përkatëse.

Forma e pasqyrave financiare dhe anekseve shpjeguese, do të jetë e njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:

  • Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
  • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow);
  • Aneksi për shpjegimet shpjeguese.

Dokumentacioni shtesë, i kërkuar në bazë të Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, dhe të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:

  • Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin;
  • Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik);
  • Inventari i mjeteve të transportit në pronësi;
  • Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).

Formati elektronik i kërkuar:

  • Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), pasqyra e aktiveve afatgjata material, në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel.
  • Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) detyrimisht duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.
  • Aneksi për shpjegimet sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira dhe vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi, vetëm në version PDF (të skanuara).
  • Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), inventari i mjeteve të transportit në pronësi dhe pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa), në formatin Excel, por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.

Gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2020, mbështetur në Ligjin 25/2018 datë 10.05.2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” neni 3, pika 18, në menunë Kontabiliteti – Bilanci vjetor, ju duhet të deklaroni edhe informacionin e kërkuar, në lidhje me:

  1. Hartuesin i pasqyrave financiare (bilanc), ekonomistin e punësuar, kontabilistin e miratuar të liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.
  2. Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;
  3. Rubrikën e të ardhurave.

Formatet e pasqyrave financiare dhe dokumenteve shtesë janë si më poshtë:

  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx
  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
  • Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
  • Formati per Pasuri te Luajtshme  (Makina).xlsx
  • Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa).xlsx

Shkarko dokumentet:

Format raportimi IFRS_Biznes me interes publik Format raportimi SKK2_I Mesem dhe i Madh Formati per Pasuri te Luajtshme (Makina) Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa) Formati raportimit SKK15_Mikro dhe i Vogel

Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit  pranë çdo Drejtorie Rajonale, si dhe Qendrën e Thirrjeve në numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 0002.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online