Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasPostim historik, 5 prill 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në Aktin Normativ Nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, të ndryshuar;
Kush përfiton ?
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje kategorive si më poshtë:- Qiramarrësit individë të cilëve i është pezulluar/zgjidhur kontrata e punës si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës, qiramarrës;
- Qiramarrësit studentë të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë;
- Persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19;
Procedurat
Me qëllim të përfitimit të lehtësive të parashikuara në Aktin Normativ dhe për vendimmarrje të mëtejshme të Këshillit të Ministrave, të aplikojnë me procedurat si më poshtë:- Individët qiramarrës dhe studentët qiramarrës, duhet të aplikojnë në adresën e email [email protected], sipas Formularit Nr. 1 në rastet kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Individ ose sipas Formularit Nr. 2 kur marrëdhënia midis palëve është Individ me Tatimpagues. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës së qirasë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktuale.
- Personat fizikë/juridikë të regjistruar, duhet të aplikojnë në llogarinë e tyre në e-filing, tek menuja ‘’Çështjet e mia’’, duke ngarkuar Formularin e aplikimit Nr. 3, kur marrëdhënia midis palëve është Tatimpagues me Tatimpagues ose sipas Formularin Nr. 4 kur marrëdhënia është Tatimpagues me Individ. Në çdo rast aplikimit i duhet bashkëlidhur kopje e kontratës noteriale të qirasë.

