Njoftim për pagën minimale dhe maksimale nga periudha Prill 2023.

Përditësim, tetor 2026. Ky njoftim i vitit 2023 jep pagën minimale 40,000 lekë dhe pagën maksimale për kontributet 176,416 lekë. Të dyja shifrat nuk vlejnë më. Nga 1 janari 2026 paga minimale është 50,000 lekë dhe paga maksimale për efekt kontributesh është 186,416 lekë, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. shifrat në fuqi sot

Të nderuar tatimpagues!

Ju bëjmë me dije se, duke filluar nga periudha Prill 2023, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 40,000 lekë. (VKM nr. 113, datë 01.03.2023)

Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 40,000 (dyzet mijë) lekë dhe deri në 176,416 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;
  2. Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 40,000 (dyzet mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 176,416 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;
  3. E barabartë me pagën minimale mujore prej 40,000 (dyzet mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor , paga mujore do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 40,000 (dyzet mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
  2. Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 80,000 (tetëdhjetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR