Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi: 30 000 Lekë.

Postim historik, 21 dhjetor 2020. Ky postim i përket pagave, kontributeve ose procedurave tatimore siç ishin në vitin 2020. Shifrat dhe rregullat aktuale ndryshojnë çdo vit, prandaj për vlerat në fuqi sot shihni faqen tonë të burimeve për pagat dhe kontributet.
Përditësim, tetor 2026. Vendimi nr. 1025, datë 16.12.2020 caktonte pagën minimale 30,000 lekë. Ai nuk vlen më. Nga 1 janari 2026 paga minimale në shkallë vendi është 50,000 lekë, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Teksti i vendimit ruhet më poshtë si dokument historik. paga minimale në fuqi sot

VENDIM Nr. 1025, datë 16.12.2020 PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Përmbajtja e vendimit të Këshillit të Ministrave

VENDOSI:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të batohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30,000 (tridhjetë mijë) lekë. 2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. 3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë. 4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë. 5. Vendimi nr. 809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. Shkarko këtu vendim-2020-12-16-1025 Burimi: Qendra e Botimeve Zyrtare.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE
Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR