Tatimpaguesit preferojnë shërbimet online

Shërbimet e Administratës Tatimore që ofrohen online nëpërmjet portalit e-Albania përbëjnë më shumë se 80 % të totalit, krahasuar me të njejtat shërbime që ofrohen në sportelet tona të shërbimit për tatimpaguesit.

Për muajin maj, janë më shumë se 19 500 shërbime (vërtetime, çertifikatë rezidence, konfirmim listëpagesash, etj), të cilat tatimpaguesit dhe individët i kanë përfituar nëpërmjet portalit, ndërkohë që në sportelet e shërbimit janë lëshuar rreth 2700 dokumenta. E shprehur në përqindje, shërbimet online zënë 88%, krahasuar me 12% shërbime në sportel, ndërsa në tërësi për 5 mujorin e parë të këtij viti, raporti është 81% me 19% (71.500 me 16.500).

Ofrimi i shumë shërbimeve në rrugë elektronike ka bërë që të reduktohen ndjeshëm kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën, radhët e gjata dhe koha e pritjes.

Tatimpaguesit apo individët e interesuar, i përfitojnë këto shërbime drejtëpërdrejtë në portalin e-Albania, me disa klikime të thjeshta, duke kursyer kohë dhe burime njerëzore. Ato janë dokumenta të cilët kanë vlefshmëri ligjore të njejtë me dokumentat që lëshohen në sportele.

Administrata Tatimore inkurajon marrjen e shërbimeve të saj përmes portalit e-Albania dhe mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar për tatimpaguesit, në çdo kohë e me sa më pak kosto shërbime cilësore.

Njoftimi i plotë në faqen zyrtare të DPT.

Related Posts

Write a comment