TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Video] Aplikim për regjistrimin e personit fizik nëpërmjet portalit e-Albania.

Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik

Shërbimi elektronik i regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar në varësi të formës ligjore që do të regjistrojë. Mbështetur në nenin 22, pika (a) të Ligjit 9723, datë 03.05.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, një nga subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

Akti i Përfaqësimit (prokurë pranë noterit)nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që regjistrohet

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik”
  • Klikoni butonin “Përdor”
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni
  • Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit
  • Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit.

Subjektet, për qëllimet e regjistrimit fillestar, deklarojnë gjithashtu, të dhënat e detyrueshme, sipas legjislacionit tatimor, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të tilla si: xhiro vjetore, llojet e taksave për të cilat regjistrohet subjekti etj., si dhe atij të statistikave si Kodi i Nomenklaturës Ekonomike (NVE). Këto të dhëna plotësohen mbi bazën e vetëdeklarimit në seksionin “D” të formularit të aplikimit. Më shumë informacion mbi mënyrën e plotësimit të seksionit “D”, do ta gjeni në faqen e internetit të QKB-së www.qkb.gov.al, në rubrikën “Regjistrimi”, duke klikuar në linkun “Instruksione për regjistrimin tatimor”.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një afati prej 24 orë nga momenti i aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Shkarko Kartelën Adisa
Aplikim për regjistrimin fillestar të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja (AL011086)
Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik (AL011074)
Aplikim për regjistrim fillestar të shoqërive kolektive, komandite, më përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta (AL011087)

Burimi: e-Albania

Shiko këtu https://www.youtube.com/watch?v=4fsfDxngUCE&t=32s&ab_channel=AlProfitConsult videon e plotë ilustruese të hapave të nevojshme për regjistrimin e personit fizik.

Ky shërbim mund të kryhet vetëm online, nëpërmjet portalit e-Albania. Ai nuk ofrohet më në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online