Pikat kryesore
- Në shkurt 2024, Tatimet u dërguan letra të personalizuara tatimpaguesve me shërbime profesionale, në kuadër të ndryshimit që i tatonte me 15% (ndryshim i shfuqizuar më pas nga Gjykata Kushtetuese).
- Parimi i përgjithshëm mbetet i vlefshëm: të dhënat e deklaratës vjetore të tatim fitimit shqyrtohen nga Tatimet për të llogaritur këstet paraprake të vitit pasardhës.
- Prandaj saktësia e deklaratës vjetore ka ndikim direkt te kostoja e vitit tjetër, jo vetëm te viti që deklarohet.
Përditësuar më 18 tetor 2026. Publikuar më 5 shkurt 2024. Pjesa për kodin ekonomik të profesioneve të lira lidhej me ndryshimin e shfuqizuar. Parimi për saktësinë e deklaratës vjetore mbetet praktikë e dobishme.
Në shkurt 2024, Administrata Tatimore u dërgoi letra të personalizuara tatimpaguesve me shërbime profesionale, duke i këshilluar të saktësonin kodin ekonomik sipas ndryshimit që i tatonte me 15% nga janari 2024. Letra theksonte gjithashtu se të dhënat e Deklaratës Vjetore të Tatimit mbi Fitimin për vitin paraardhës shqyrtohen nga Administrata për të llogaritur këstet paraprake të tatim fitimit gjatë vitit pasardhës.
Lexo edhe: Tatimi i profesioneve të lira nga 2024, histori e ndryshimit të shfuqizuar dhe Përditësimi i kodit ekonomik në 2024.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
