TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Vendim Nr. 753, datë 20.12.2023 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar: (regjimi i veçantë, ndërtimi dhe profesionet e lira).

VENDIM

Nr. 753, datë 20.12.2023

PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 3, 17, pika 6, 49 dhe 69, pika 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Lista e veprimtarive për zbatimin e regjimit të veçantë për personat fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar

1. Në zbatim të nenit 14, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, ndarja e veprimtarive të parashikuara në këtë nen bëhet duke u bazuar në kodet e përcaktuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të publikuar nga INSTAT-i.

2. Bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), ndarja e llojeve të veprimtarive ekonomike përkatësisht sipas veprimtarive të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit, pasqyrohet në tabelën analitike nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

“Neni 14 i Ligjit 29/2023

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

1. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10 000 000 lekë, për qëllime të njohjes së shpenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme:

a) pranimin e një regjimi të veçantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore;

i. 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

ii. 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

iii. 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

iv. 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre;

v. 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare;

vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; ose

b) përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim.

2. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në tre vjet.

3. Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto veprimtari të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar.

4. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, të cilët kanë aplikuar regjimin e veçantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22 të këtij ligji

Neni 2

Vlerësimi i kostos dhe i çmimit të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit të përfituara si rezultat i një kontrate shkëmbimi truall me ndërtesë

1. Në zbatim të pikës 6, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, parashikohet dispozita ligjore në lidhje me tatimin e fitimin kapital të realizuar nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi. Në momentin e shkëmbimit të truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk lind detyrim për llogaritje të fitimit kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme si për shoqëritë e ndërtimit, ashtu edhe për pronarët e truallit, pavarësisht nga statusi. Në këtë rast, fitimi kapital lind në momentin e tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme të fituar nga shkëmbimi.

2. Me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca pozitive ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur kjo diferencë rezulton negative, atëherë fitimi kapital do të konsiderohet zero në çdo transaksion.

3. Në rastin e shitjes së një pasurie të paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë, për të llogaritur fitimin kapital të realizuar, vlera në blerje dhe vlera në shitje përcaktohen, si më poshtë vijon:

a) Vlera në blerje do të konsiderohet vlera e pjesës së truallit që i takon sipërfaqes së ndërtesës që shitet:

i. Vlera e truallit, për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit/tregtisë/shërbimit përcaktohet bazuar në vlerën, që ka pasur trualli i dhënë në transaksionin e fundit përpara shkëmbimit. Kur pronari i truallit e ka përfituar këtë truall me një transaksion, sikurse janë kontratë blerjeje, shkëmbimi, trashëgimi, dhurimi, heqje dorë apo rivlerësim i pasurisë së paluajtshme, për të cilin është llogaritur tatimi dhe ky akt është regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, vlera në blerje do të jetë vlera sipas regjistrimit të fundit të kësaj pasurie mbi të cilën është llogaritur tatimi. Kjo vlerë, në rast se ekziston një akt tjetërsimi pasurie, u mundësohet noterëve gjatë kërkesës për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme nga organi kompetent për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme;

ii. Në rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një vlerë sipas parashikimeve të nënndarjes “i”, të kësaj shkronje, si vlerë e truallit për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit ose tregtisë, ose shërbimit do të konsiderohet vlera, sipas çmimeve për metër katror (m2) sipërfaqe trualli të dhënë, që parashikohen në hartën e vlerave të tokës në Republikën e Shqipërisë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi në momentin e regjistrimit të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit e pronarit të truallit në organin përgjegjës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme;

b) Vlera në shitje e ndërtesës përcaktohet në kontratën e shitjes, e cila është nënshkruar nga palët, shitësi dhe blerësi:

i. Kontrata parashikon sipërfaqen në metër katror (m2) të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror (m2) dhe vlerën e saj. Kontrata shoqërohet me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit të fushës. Kjo vlerë në shitje e përcaktuar në kontratën e shitjes, për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme, krahasohet me çmimet e referencës;

ii. Në rastet kur vlera e pasurisë sipas çmimit të shitjes për metër katror (m²) të përcaktuar në kontratë është më e ulët se vlera sipas çmimeve referuese, atëherë si çmim i supozuar shitjeje merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit. Çmimet e referencës janë çmimet mesatare referuese për metër katror (m2) sipërfaqe ndërtimi që përdoren për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, bazuar në udhëzimin e përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit që ka në fushën e përgjegjësisë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të nxjerrë në zbatim të pikës 8, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.

Neni 3

Shpenzimet dhe të ardhurat në sektorin e ndërtimit

1. Dispozitat e këtij neni zbatohen për përcaktimin e fitimit të tatueshëm të sipërmarrjeve, që operojnë në ndërtimin dhe/ose shitjen e ndërtesave për qëllim strehimi, veprimtari prodhuese, tregtare ose veprimtari të shërbimit, sipas parashikimit në nenin 49, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.

2. Tatimpaguesit që operojnë si sipërmarrës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:

a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj., të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat e faturuara, bazuar në situacionet e punimeve të kryera apo paradhëniet e marra nga porositësit e punimeve;

b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj. përbëhen nga shpenzimet e biznesit brenda kufizimeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

3. Tatimpaguesit, që operojnë si ndërtues dhe shitës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:

a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, të cilin e shesin apo e japin me qira, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga pjesa, që shitet e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që jepet me qira:

i. Në rastet kur tatimpaguesi është 100% pronar i truallit ku ndërtohet, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit do të llogariten për 100 % të produktit të ndërtimit;

ii. Në rastet kur tatimpaguesi nuk është pronar 100% i truallit ku ndërtohet, por ka një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë me pronarët e truallit, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit llogariten për pjesën përfituese të produktit të ndërtimit bazuar në kontratën e shkëmbimit ndërmjet palëve;

b) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat e shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;

c) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, përbëhen nga shpenzimet e zbritshme të biznesit për fazën e ndërtimit, fazën e shitjes apo të mirëmbajtjes për pjesën e objekteve që jepen me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat;

ç) Në rastet kur shoqëritë e ndërtimit disponojnë në aktivet e shoqërisë troje të blera dhe, bazuar në lejet e ndërtimit, përdorin pjesë të tyre për ndërtimin e godinave me qëllim rishitjeje, për pjesën e truallit, i cili i përket pjesës së shitur të godinës, truall që çregjistrohet si pronë e entitetit në ASHK dhe kalon në pronësi/bashkëpronësi të blerësve të produktit të ndërtimit, vlera në kontabilitet e tij kalohet si shpenzim i zbritshëm i veprimtarisë së ndërtimit me qëllim shitjeje. Nëse entiteti mban produkte ndërtimi për nevoja të veprimtarisë së tij, si: zyra, magazina, dhënie me qira, bare, restorante etj., pjesa përkatëse e truallit, që u përket proporcionalisht këtyre aktiveve, nuk do kalojë si shpenzim i zbritshëm biznesi.

3. Tatimpaguesit, që operojnë si investitorë dhe shitës të produkteve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:

Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si investitorë, financues të produktit të ndërtimit, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga shitja e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që mbahet nga ana e tyre për t’u dhënë me qira.

a) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat ligjore të shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;

b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si investitorë (financues) të produktit të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë të këtij produkti, përbëhen nga shpenzimet e faturuara për ta nga sipërmarrësit e punimeve apo shpenzimet e tjera të nevojshme në fazën e shitjes apo të dhënies me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Neni 4

Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 2024

1. Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024. Lista analitike përbëhet nga veprimtaritë sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të paraqitura në tabelën analitike nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), përcakton ndarjen dhe aktivitetin, në të cilin bën pjesë tatimpaguesi përkatës.

“Pjesë nga neni 69 i Ligjit 29/2023

Dispozitë kalimtare

1. Lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, vazhdojnë të zbatohen si më poshtë:

…..

dh) për:

i. individët tregtarë;

ii. të vetëpunësuarit, si dhe;

iii. entitetet:

me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shkarko VKM Nr. 753, datë 20.12.2023

Shkarko Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2)

Tabela analitike nr. 1

Lloji i veprimtarisëNdarja NVE Rev 2Kodi NVE Rev 2Përshkrimi
Veprimtaritë prodhueseNdarja 01A111, A112, A113, A114, A115, A116, A119, A121, A122, A123, A124, A125, A126, A127, A128, A129, A130, A141, A142, A143, A144, A145, A146, A147, A149, A150, A161, A162, A163, A164, A170Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me to
Ndarja 02A210, A220, A230, A240Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeve
Ndarja 03A311, A312, A321, A322Peshkimi dhe Akuakultura
Ndarja 05B510, B520Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve
Ndarja 06B610, B620Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror
Ndarja 07B710, B721, B729Nxjerrja e mineraleve metalore
Ndarja 08B811, B812, B891, B892, B893, B899Nxjerrja e mineraleve të tjera nga minierat apo karrierat
Ndarja 09B910, B990Aktivitete mbështetëse minerare
Ndarja 10C1011, C1012, C1013, C1020, C1031, C1032, C1039, C1041, C1042, C1051, C1052, C1061, C1062, C1071, C1072, C1073, C1081, C1082, C1083, C1084, C1085, C1086, C1089, C1091, C1092Përpunimi i produkteve ushqimore
Ndarja 11C1101, C1102, C1103, C1104, C1105, C1106, C1107Prodhimi i pijeve
Ndarja 12C1200Prodhimi i produkteve të duhanit
Ndarja 13C1310, C1320, C1330, C1391, C1392, C1393, C1394, C1395, C1396, C1399Përpunimi i tekstileve
Ndarja 14C1411, C1412, C1413, C1414, C1419, C1420, C1431, C1439Konfeksionimi i veshjeve
Ndarja 15C1511, C1512, C1520Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure
Ndarja 16C1610, C1621, C1622, C1623, C1624, C1629Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve
Ndarja 17C1711, C1712, C1721, C1722, C1723, C1724, C1729Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre
Ndarja 18C1811, C1812, C1813, C1814, C1820Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara
Ndarja 19C1910, C1920Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës
Ndarja 20C2011, C2012, C2013, C2014, C2015, C2016, C2017, C2020, C2030, C2041, C2042, C2051, C2052, C2053, C2059, C2060Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike
Ndarja 21C2110, C2120Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutike
Ndarja 22C2211, C2219, C2221, C2222, C2223, C2229Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës
Ndarja 23C2311, C2312, C2313, C2314, C2319, C2320, C2331, C2332, C2341, C2342, C2343, C2344, C2349, C2351, C2352, C2361, C2362, C2363, C2364, C2365, C2369, C2370, C2391, C2399Prodhimi i produkteve minerale jo metalike
Ndarja 24C2410, C2420, C2431, C2432, C2433, C2434, C2441, C2442, C2443, C2444, C2445, C2446, C2451, C2452, C2453, C2454Metalurgjia
Ndarja 25C2511, C2512, C2521, C2529, C2530, C2540, C2550, C2561, C2562, C2571, C2572, C2573, C2591, C2592, C2593, C2594, C2599Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve
Ndarja 26C2611, C2612, C2620, C2630, C2640, C2651, C2652, C2660, C2670, C2680Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë
Ndarja 27C2711, C2712, C2720, C2731, C2732, C2733, C2740, C2751, C2752, C2790Prodhimi i pajisjeve elektrike
Ndarja 28C2811, C2812, C2813, C2814, C2815, C2821, C2822, C2823, C2824, C2825, C2829, C2830, C2841, C2849, C2891, C2892, C2893, C2894, C2895, C2896, C2899Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t
Ndarja 29C2910, C2920, C2931, C2932Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove
Ndarja 30C3011, C3012, C3020, C3030, C3040, C3091, C3092, C3099Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit
Ndarja 31C3101, C3102, C3103, C3109Prodhimi i mobileve
Ndarja 32C3211, C3212, C3213, C3220, C3230, C3240, C3250, C3291, C3299Industri të tjera p.k.t
Ndarja 35D3511, D3512, D3513, D3514, D3521, D3522, D3523, D3530Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar
Ndarja 36E3600Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë
Ndarja 37E3700Ujërat e zeza
Ndarja 38E3811, E3812, E3821, E3822, E3831, E3832Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeve
Ndarja 39E3900Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve
Ndarja 41F4110, F4120Ndërtimi i ndërtesave
Ndarja 42F4211, F4212, F4213, F4221, F4222, F4291, F4299Punime inxhinierike
Ndarja 43F4311, F4312, F4313, F4321, F4322, F4329, F4331, F4332, F4333, F4334, F4339, F4391, F4399Punime të specializuara ndërtimi
Ndarja 98T9810, T9820Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet
Veprimtaritë e tregtimit me shumicëNdarja 46G4611, G4612, G4613, G4614, G4615, G4616, G4617, G4618, G4619, G4621, G4622, G4623, G4624, G4631, G4632, GG4633, G4634, G4635, G4636, G4637, G4638, G4639, G4641, G4642, G4643, G4644, G4645, G4646, G4647, G4648, G4649, G4651, G4652, G4661, G4662, G4663, G4664, G4665, G4666, G4669, G4671, G4672, G4673, G4674, G4675, G4676, G4677, G4690Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletave
Veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individualNdarja 45G4511, G4519, G4520, G4531, G4532, G4540Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave
Ndarja 47G4711, G4719, G4721, G4722, G4723, G4724, G4725, G4726, G4729, G4730, G4741, G4742, G4743, G4751, G4752, G4753, G4754, G4759, G4760, G4761, G4762, G4763, G4764, G4765, G4771, G4772, G4773, G4774, G4775, G4776, G4777, G4778, G4779, G4781, G4782, G4789, G4791, G4799Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave
Ndarja 49H4910, H4920, H4931, H4932, H4939, H4941, H4942, H4950Transporti tokësor dhe me tubacione
Ndarja 50H5010, H5020, H5030, H5040Transporti ujor
Ndarja 51H5110, H5121, H5122Transporti ajror
Veprimtaritë bare, restorante, disko, etj., të kësaj natyreNdarja 56I5610, I5621, I5629, I5630Shërbime ushqimi dhe pije
Veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe zejtareNdarja 52H5210, H5221, H5222, H5223, H5224, H5229Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportin
Ndarja 53H5310, H5320Aktivitete të postës dhe korrierës
Ndarja 55I5510, I5520, I5530, I5590Akomodimi
Ndarja 60J6010, J6020Aktivitete të programimit dhe shpërndarjes
Ndarja 61J6110, J6120, J6130, J6190Telekomunikacioni
Ndarja 85P8510, P8520, P8531, P8532, P8541, P8542, P8551, P8552, P8553, P8559, P8560Arsimi
Ndarja 91R9101, R9102, R9103, R9104Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturore
Ndarja 92R9200Aktivitete të lojërave të fatit dhe basteve
Ndarja 93R9311, R9312, R9313, R9319, R9321, R9329Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse
Individët e vetëpunësuarNdarja 33C3311, C3312, C3313, C3314, C3315, C3316, C3317, C3319, C3320Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve
Ndarja 58J5811, J5812, J5813, J5814, J5819, J5821, J5829Aktivitete publikimi
Ndarja 59J5911, J5912, J5913, J5914, J5920Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikës
Ndarja 62J6201, J6202, J6203, J6209Shërbime të teknologjisë së informacionit
Ndarja 63J6311, J6312, J6391, J6399Aktivitete të shërbimit të informacionit
Ndarja 64K6411, K6419, K6420, K6430, K6491, K6492, K6499Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve
Ndarja 65K6511, K6512, K6520, K6530Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm
Ndarja 66K6611, K6612, K6619, K6621, K6622, K6629, K6630Aktivitete të tjera financiare
Ndarja 68L6810, L6820, L6831, L6832Aktivitete të pasurive të paluajtshme
Ndarja 69M6910, M6920Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit
Ndarja 70M7010, M7021, M7022Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit
Ndarja 71M7111, M7112, M7120Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike
Ndarja 72M7211, M7219, M7220Kërkim dhe zhvillim shkencor
Ndarja 73M7311, M7312, M7320Publiciteti dhe kërkimet e tregut
Ndarja 74M7410, M7420, M7430, M7490Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike
Ndarja 75M7500Aktivitete Veterinare
Ndarja 77N7711, N7712, N7721, N7722, N7729, N7731, N7732, N7733, N7734, N7735, N7739, N7740Aktivitete të marrjes e dhënies me qira
Ndarja 78N7810, N7820, N7830Aktivitete të punësimit
Ndarja 79N7911, N7912, N7990Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit
Ndarja 80N8010, N8020, N8030Aktivitete të sigurimit dhe hetimit
Ndarja 81N8110, N8121, N8122, N8129, N8130Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheve
Ndarja 82N8211, N8219, N8220, N8230, N8291, N8292, N8299Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeve
Ndarja 84O8411, O8412, O8413, O8421, O8422, O8423, O8424, O8425, O8430Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm
Ndarja 86Q8610, Q8621, Q8622, Q8623, Q8690Aktivitete të shëndetit
Ndarja 87Q8710, Q8720, Q8730, Q8790,Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social
Ndarja 88Q8810, Q8891, Q8899Aktivitete të kujdesit social pa akomodim
Ndarja 90R9001, R9002, R9003, R9004Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse
Ndarja 94S9411, S9412, S9420, S9491, S9492, S9499Aktivitetet e shoqatave e organizatave
Ndarja 95S9511, S9512, S9521, S9522, S9523, S9524, S9525, S9529Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve personale dhe familjarë
Ndarja 96S9601, S9602, S9603, S9604, S9609Aktivitete të tjera shërbimi
Ndarja 97T9700Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak
Ndarja 99U9900Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtare

Tabela analitike nr. 2

NdarjaGrupi/ klasaKodi NVE Rev 2Lloji i aktivitetit
Ndarja 59  Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës
 59.2 Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
 59.20J5920Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
Ndarja 62  Shërbime të teknologjisë së informacionit
 62.0 Programacioni, këshillime dhe aktivitete të tjera informatike
 62.01J6201Aktivitete të programimit informatik
 62.02J6202Aktivitete të këshillimeve informatike
 62.03J6203Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike
 62.09J6209Shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit
Ndarja 63  Aktivitete të shërbimit të informacionit
 63.1 Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacionit dhe aktivitete të lidhura me to, portat web
 63.11J6311Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacioni dhe aktivitete të lidhura me to
 63.12J6312Portat web
 63.9 Shërbime të tjera të informacionit
 63.91J6391Aktivitete të agjencive të lajmeve
 63.99J6399Shërbime të tjera informacioni p.k.t
Ndarja 64  Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve
 64.1 Ndërmjetësim Monetar
 64.19K6419Ndërmjetësime të tjera financiare
 64.9 Ndërmjetësime të tjera financiare
 64.91K6491Leasing (Qiramarrja financiare)
 64.92K6492Aktivitete të tjera garantimit të kredisë
 64.99K6499Ndërmjetësime të tjera financiare, përveç sigurimit dhe fondeve të pensionit, p.k.t.
Ndarja 65 Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm
 65.1 Sigurimi
 65.11K6511Sigurimi i jetës
 65.12K6512Sigurime jo jetësore
 65.2 Risigurimi
 65.20K6520Risigurimi
 65.3 Financimi i Pensioneve
 65.30K6530Financimi i Pensioneve
Ndarja 66  Aktivitete të tjera financiare
 66.1 Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve
 66.11K6611Administrimi i tregjeve financiare
 66.12K6612Aktivitete të sigurimit dhe kontratave të të mirave
 66.19K6619Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar, përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve p.k.t
 66.2 Aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve
 66.21K6621Vlerësimi i riskut dhe dëmit
 66.22K6622Aktivitete të agjentëve të sigurimit dhe komisionerëve
 66.29K6629Të tjera aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve
 66.3 Menaxhimi i fondeve
 66.30K6630Menaxhimi i fondeve
Ndarja 68  Aktivitete të pasurive të paluajtshme
 68.1 Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme
 68.10L6810Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet
 68.2 Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira
 68.20L6820Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira
 68.3 Aktivitete të pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë
 68.31L6831Agjencitë e pasurive të paluajtshme
 68.32L6832Menaxhimi i pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë
Ndarja 69  Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit
 69.1 Aktivitete juridike
 69.10M6910Aktivitete juridike
 69.2 Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat
 69.20M6920Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat
Ndarja 70  Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit
 70.1 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve
 70.10M7010Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve
 70.2 Aktivitete të konsulencës menaxheriale
 70.21M7021Aktivitete të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit
 70.22M7022Aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhimin
Ndarja 71  Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike
 71.1 Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to
 71.11M7111Aktivitete arkitekturore
 71.12M7112Aktivitete inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to
 71.2 Testimet dhe analizat teknike
 71.20M7120Testimet dhe analizat teknike
Ndarja 73  Publiciteti dhe kërkimet e tregut
 73.1 Publicitet
 73.11M7311Agjenci publiciteti
 73.12M7312Shërbime të përfaqësimit të mediave
 73.2 Studimi i tregut dhe sondazhet
 73.20M7320Studimi i tregut dhe sondazhet
Ndarja 74  Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike
 74.1 Aktivitete të specializuara skicimi
 74.10M7410Aktivitete të specializuara skicimi
 74.2 Aktivitete fotografike
 74.20M7420Aktivitete fotografike
 74.3 Aktivitete përkthimi dhe interpretimi
 74.30M7430Aktivitete përkthimi dhe interpretimi
 74.9 Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t
 74.90M7490Të tjera aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t
Ndarja 75  Aktivitete veterinare
 75.0 Aktivitete veterinare
 75.00M7500Aktivitete veterinare
Ndarja 77  Aktivitete të marrjes e dhënies me qira
 77.1 Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit
 77.11N7711Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit
 77.12N7712Dhënia me qira dhe hua e kamionëve
 77.2 Dhënia me qira dhe hua e orendive personale dhe shtëpiake
 77.21N7721Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të kohës së lirë dhe mallra sportive
 77.22N7722Dhënia me qira e video-kasetave dhe disqeve
 77.29N7729Dhënia me qira dhe hua e sendeve personale dhe e orendive shtëpiake të papërfshira
 77.3 Dhënia me qira dhe hua e makinerive, pajisjeve dhe mallra të tjera të trupëzuara
 77.31N7731Dhënia me qira dhe hua e makinerive bujqësore dhe pajisjeve
 77.32N7732Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit e të punimeve inxhinierike
 77.33N7733Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të zyrës (përfshirë kompjuterët)
 77.34N7734Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të transportit të ujit
 77.35N7735Dhënia me qira dhe hua të pajisjeve të transportit ajror
 77.39N7739Dhënien me qira dhe hua të makinerive dhe pajisjeve të tjera dhe mallrave të prekshëm të papërfshira
 77.4 Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuara
 77.40N7740Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuara
Ndarja 78  Aktivitete të punësimit
 78.0 Aktivitete të agjencive të punësimit
 78.10N7810Aktivitete të agjencive të punësimit
 78.2 Agjenci të punësimit të përkohshëm
 78.20N7820Agjenci të punësimit të përkohshëm
 78.3 Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzore
 78.30N7830Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzore
Ndarja 79  Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit
 79.1 Agjenci udhëtimi dhe aktivitete të operatorëve turistikë
 79.11N7911Aktivitete të agjencive të udhëtimit
 79.12N7912Aktivitete të operatorëve turistikë
 79.9 Të tjera aktivitete shërbimi për rezervim
 79.90N7990Të tjera aktivitete shërbimi për rezervim
Ndarja 80  Aktivitete të sigurimit dhe hetimit
 80.1 80.1 Aktivitete private sigurimi
 80.10N801080.10 Aktivitete private sigurimi
 80.2 80.2 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit
 80.20N802080.20 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit
 80.3 80.3 Aktivitete hetimi
 80.30N803080.30 Aktivitete hetimi
Ndarja 82  Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse
 82.1 Administrim zyrash dhe aktivitete mbështetëse
 82.11N8211Aktivitete të kombinuara të shërbimit të administrimit të zyrave
 82.2 Aktivitete të qendrave telefonike (call center)
 82.20N8220Aktivitete të qendrave telefonike (call center)
 82.3 Organizatorë të konferencave dhe panaireve
 82.30N8230Organizatorë të konferencave dhe panaireve
 82.9 Aktivitete shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.t.
 82.91N8291Aktivitete të agjencive të mbledhjes së dokumentacionit dhe zyra krediti
 82.99N8299Aktivitete të tjera shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.t
Ndarja 84  Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm
 84.2 Kryerja e shërbimeve ndaj komunitetit
 84.23O8423Drejtësi dhe aktivitete juridike
Ndarja 85  Arsimi
 85.1 Arsimi parashkollor
 85.10P8510Arsimi parashkollor
 85.2 Arsimi fillor (cikli i parë i arsimit bazë)
 85.20P8520Arsimi fillor
 85.3 Arsimi mesëm
 85.31P8531Arsimi mesëm i përgjithshëm (klasat 7-8-9 të arsimit bazë + klasat 10-11-12 të gjimnazit)
 85.32P8532Arsim mesëm teknik dhe profesional
 85.4 Arsimi lartë
 85.41P8541Arsimi pas të mesmes jo i lartë
 85.42P8542Arsimi lartë
 85.5 Arsim tjetër
 85.51P8551Arsimi për sporte dhe argëtim
 85.52P8552Arsim kulturor
 85.53P8553Aktivitete të shkollave të drejtimit të mjeteve
 85.59P8559Të tjera shkollime
 85.6 Shërbime arsimore mbështetëse
 85.60P8560Shërbime arsimore mbështetëse
Ndarja 86  Aktivitete të shëndetit
 86.1 Aktivitete të spitaleve
 86.10Q8610Aktivitete të spitaleve
 86.2 Aktivitete të mjekëve dhe dentistëve
 86.21Q8621Aktivitete të mjekëve të përgjithshëm
 86.22Q8622Aktivitete të mjekëve të specializuar
 86.23Q8623Aktivitete të dentistëve
 86.9 Të tjera aktivitete të shëndetit
 86.90Q8690Të tjera aktivitete të shëndetit
Ndarja 87  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social
 87.1 Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror
 87.10Q8710Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror
 87.2 Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike
 87.20Q8720Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike
 87.3 Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi
 87.30Q8730Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi
 87.9 Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.t
 87.90Q8790Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.t
Ndarja 88  Aktivitete të kujdesit social pa akomodim
 88.1 Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë
 88.10Q8810Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë
 88.9 Të tjera aktivitete të kujdesit social pa akomodim
 88.91Q8891Aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve
 88.99Q8899Aktivitete të tjera të kujdesit sociale pa akomodim p.k.t.
Ndarja 90  Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse
 90.0 Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse
 90.01R9001Shfaqje artistike
 90.02R9002Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike
 90.03R9003Krijimtari artistike
 90.04R9004Shfrytëzimi i strukturave dhe pajisjeve artistike
Ndarje 93  Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse
 93.1 Aktivitete sportive
 93.11R9311Funksionimi i strukturave sportive
 93.12R9312Aktivitete të klubeve sportive
 93.13R9313Palestra
 93.19R9319Aktivitete të tjera sportive
 93.2 Të tjera aktivitete argëtuese dhe çlodhëse
 93.21R9321Aktivitete të parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar
 93.29R9329Aktivitete të tjera argëtimi dhe çlodhëse p.k.t.
Ndarja 96  Aktivitete të tjera shërbimi
 96.0 Aktivitete të tjera shërbimi
 96.04S9604Aktivitete të mirëmbajtjes trupore

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online