TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kurse Kontabiliteti

Ne besojmë që profesioni i ekonomistit është i lidhur shumë ngushtë me leximin e vazhdueshëm dhe njohjen me praktikat më të mira. Njohja me shumë profesionistë të fushës ka përforcuar bindjen tonë që ky është kushti kryesor i të pasurit sukses.

Programet e ndryshme të kurseve praktike, në fushën e kontabilitetit, janë një mundësi mjaft e mirë për çdo koleg të ri, ose praktikues apo pjestar të menaxhimit të sipërmarrjeve, për të kuptuar më shumë rreth profesionit të ekonomistit.

Meqenëse një pjesë e mirë e detyrave tona është e lidhur shumë ngushtë me trajnimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të ekonomistëve dhe menaxherëve në marrjen e vendimeve, aktiviteti i këshillimit dhe trajnimit ka lindur shumë natyrshëm në zyrën tonë të kontabilitetit.

Ne zhvillojmë kurse të vazhduara të kontabilitetit praktik, kryesisht e me grupe shumë të vogla, maksimumi 6 persona. Kjo, sepse ne besojmë që kursi, më shumë se sa shpjegimi i termave apo mësimi pasiv i një programi kontabiliteti, është mësimi i shprehive të nevojshme të profesionit të ekonomistit.

Tek ne do të gjeni profesionistë me eksperiencë, përkushtim maksimal gjatë dhe pas organizimit të kursit, këshillim dhe mundësi për gjetjen e vendeve të reja të punës, nga klientët tanë apo rrjeti ynë i bashkëpunëtorëve.

Ne përdorim metodat më të fundit bashkëkohore dhe programet më të personalizuara në rastin tuaj. Gjatë gjithë kohës së trajnimit, Ju do të konsideroheni pjesë e stafit tonë dhe do të keni mundësi angazhimi në çështje, praktike dhe aktivitete me klientët tanë.

Ju do të keni mundësi të angazhoheni direkt në detyrat tona të përditshme, të punoni me disa nga kolegët tanë, përfshiheni në projektet me klientët, merrni pjesë në aktivitetet faktike të zyrës dhe klientëve, punoni direkt me ekspertët më të suksesshëm, të kontaktoni me kolegë brenda dhe jashtë vendit dhe shumë aktivitete të tjera.

Ne do të punojmë së bashku për të gjetur programin më të përshtatshëm për ju. Do t’ju dëgjojmë për të kuptuar rreth formimin tuaj, pikave tuaja të forta, por dhe të dobëta. Do të njihemi me programet tuaja afatmesme dhe afatgjata, dhe së bashku do të hartojmë programin tuaj të kursit.

Paketa e plotë e kurseve të kontabilitetit.

  • Informimi paraprak mbi programet e trajnimit
  • Njohja me stadin tuaj të zhvillimit profesional
  • Gjetja e programit më të përshtatshëm të trajnimit
  • Përfshirja në listën e rekomandimeve për mundësi punësimi
  • Komunikim i vazhduar periodik pas përfundimit të trajnimit
  • Rekomandimin tonë për punësime apo angazhime në të ardhmen.

Një ekip
Profesionistësh.

Ne mund t’ju ndihmojmë me kurse të kontabilitetit praktik dhe mundësinë e zhvillimit të praktikës profesionale.

Analizojmë
biznesin tuaj.

Tek ne do të gjeni profesionistë me eksperiencë, përkushtim maksimal gjatë dhe pas organizimit të kursit, këshillim dhe mundësi për gjetjen e vendeve të reja të punës.

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga seanca e parë falas e kursit të kontabilitetit. Ju lutemi telefononi në +355693232349, ose shkruani në [email protected] për të lënë një takim.

Ekipi jonë i ekspertëve:

Erjon Skordha

Partner i Jashtëm

+355 692345948
[email protected]

Andi Haxhillari

Këshilltar Financiar

+355 693232349
[email protected]

Juljana Avdi

Auditues Senior

+355 695450758
[email protected]

Matilda Bera

Kontabilist Senior

+355 697070208
[email protected]

Klejda Elezaj

Kontabilist

+355 ‪692069170
[email protected]

Ediola Blloshmi

Kontabilist

+355 ‪697046708‬
[email protected]

Aida Caushi

Kontabilist

+355 694063491
[email protected]

MERR PREZANTIMINShkarko materialin më të fundit në format pdf.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

Share This

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online