The implementation of the Action Plan for the 2021 tourist season has begun.

Note, September 2026. Ky njoftim i përket planit të masave për sezonin turistik 2021, një fushatë e administratës tatimore që ka përfunduar. Ai nuk përshkruan rregulla në fuqi sot. Detyrimet e përditshme të një bari apo restoranti, nga normat e TVSH-së te stafi sezonal, i mban Our guide to restaurant and bar accounting, while explaining how a tax audit is conducted and how to appeal it. the page for checks and fines. The content below is retained for reference.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka nisur zbatimin e planit të masave për Sezonin Turistik 2021. Ky plan synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj.) për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen e nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore. Duke parashikuar një sezon turistik të çliruar nga situata e pandemisë, Administrata Tatimore ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor si dhe në përmbushjen e detyrimeve tatimore. Shumë nga subjektet, pjesë e këtij sektori, kanë përfituar nga lehtësimet fiskale pjesë e programit qeverisës dhe në një situatë të tillë duhet të jenë të ndërgjegjshëm në respektimin me rigorozitet të legjislacionit tatimor. Administrata Tatimore ka një qëndrim të drejtë dhe të paanshëm dhe në funksion të krijimit të urave të duhura të bashkëpunimit, ju fton të vetëdeklaroni me saktësi. Do të zhvillohen takime informuese pranë çdo Drejtorie Rajonale në këtë kuadër. Më pas do të vijohet me verifikime dhe monitorime në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me:
Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në Administratën Tatimore. Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport. Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij. Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm. Respektimin e detyrimit për të mos lëshuar fatura me printera jo fiskalë. Respektimin e detyrimit për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore TVSH nëse plotësohen kriteret. Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.
Administrata Tatimore, me të gjitha strukturat e saj është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje dhe gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen në respektimin e detyrimit ligjor, por dhe moral të tërheqjes së kuponit ose faturës tatimore për çdo produkt ose shërbim të marrë. Ju lutemi raportimin e çdo shkelje të konstatuar nga ju pranë Administratës Tatimore në numrin pa pagese 08001414 në aplikacionin Stop Informality and with photos or videos to 0697073733. We guarantee full anonymity.
We are here to help you and always make time to answer any questions you have. Feel free to call or write at any time about any matters we can assist you with.  Contact me
About the author

Andi Haxhillari is an economist and the founder of AlProfit Consult, an accounting, tax advisory, and financial management firm in Tirana, established in 2015. He holds the professional title of Certified Accountant, certificate no. 359, issued by the Certification Authority of the Ministry of Finance on July 4, 2012. He graduated with a Master's degree in Accounting and as a General Economist from the Faculty of Economics at the University of Tirana. For more than ten years, he has worked as an external economist for small and medium-sized businesses in Albania.

GDPR