Career

Karriera te ne

An Invitation for Those Who Want to Build, Not Just Work

Në AlProfit Consult besojmë se kontabiliteti nuk është një profesion teknik i ftohtë. Është një profesion me ndikim real në jetën e njerëzve dhe në vendimet që marrin bizneset çdo ditë.

Our work matters because it directly affects the daily lives of our clients. For this very reason, the people who work with us matter more than any process or software.

Dera qëndron e hapur

Kandidatura juaj nuk humbet, edhe kur nuk kemi vend të lirë

Edhe kur nuk kemi një pozicion konkret të shpallur, ne vazhdojmë të njihemi me njerëz që duan të bëhen pjesë e ekipit tonë. Kjo nuk është mënyrë për të fituar kohë. Është mënyra si punojmë, sepse një ekip nuk ndërtohet me nxitim.

  • Çdo kandidaturë merr përgjigje, pa përjashtim
  • E ruajmë dhe ju kontaktojmë kur hapet mundësia e duhur
  • Nuk kërkojmë letër motivimi të gjatë, mjafton një paragraf
Rolet te ne

Ku mund të gjeni veten

Zgjidhni rolin që ju përshtatet dhe aplikoni direkt. Nëse nuk jeni i sigurt, aplikoni pa zgjedhur rol dhe flasim bashkë.

Senior Accountant

Kandidatura të hapura

Menaxhon në mënyrë të pavarur një portofol klientësh dhe është mentori i kontabilistit që ka në ngarkim.

  • Komunikimi dhe takimet periodike me klientët
  • Pasqyrat financiare dhe raportet
  • Deklarimet tatimore dhe afatet
  • Mentorimi i një kolegu më të ri

Kërkohet diplomë në ekonomi ose kontabilitet dhe eksperiencë pune në kontabilitet.

Accountant

Kandidatura të hapura

Mban portofolin e vet të klientëve dhe mbështet Senior-in te klientët më të mëdhenj.

  • Regjistrimet, faturat dhe banka
  • Komunikimi me klientët e vet
  • Pasqyrat dhe deklarimet
  • Ndjekja e axhendës në Odoo

Kërkohet diplomë ose vit i fundit studimesh në ekonomi dhe gatishmëri për të mësuar.

Junior Accountant

Kandidatura të hapura

Hyrja e parë në profesion, me mbështetje nga i gjithë ekipi dhe punë praktike që nga java e parë.

  • Suport për menaxherët e klientëve
  • Mbledhje dhe kontroll dokumentesh
  • Regjistrime të thjeshta kontabël
  • Mësim i programeve që përdorim

Kërkohet studime në ekonomi ose kontabilitet, të përfunduara ose në vitin e fundit.

Marketing dhe Shitje

Kandidatura të hapura

Ndërton kontaktin e parë me bizneset dhe kujdeset për praninë tonë në web dhe në rrjete.

  • Kërkimi i bizneseve sipas profilit tonë
  • Kontakti i parë me email dhe WhatsApp
  • Përmbajtja për web dhe rrjete sociale
  • Ndjekja e kontakteve në Odoo

Kërkohet komunikim i qartë me shkrim dhe dëshirë për të punuar me biznese.

Praktikant

Pranojmë gjatë gjithë vitit

Praktikë reale në një zyrë që punon, jo vëzhgim nga një cep i tavolinës.

  • Punë e vërtetë me dokumente dhe programe
  • Një koleg i caktuar që ju shoqëron
  • Mundësi punësimi pas praktikës

Kërkohet të jeni student ose i sapodiplomuar në ekonomi, financë ose kontabilitet.

What we offer

Gjashtë gjëra konkrete që merrni nga ne

Jo fjalë të mëdha. Gjëra që maten dhe që i ndjeni çdo javë.

1

Orar i qartë dhe i respektuar

Nga e hëna në të premte, 08:30 deri 17:00. Puna organizohet me plan, që të mos mbeteni jashtë orarit për gjëra që mund të ishin parashikuar.

2

Një mentor i caktuar

Çdo kontabilist ka një Senior përgjegjës për rritjen e tij, me takim javor një për një. Askush nuk lihet vetëm përballë një rasti të ri.

3

Vlerësim me kritere të shkruara

Dy herë në vit, me të njëjtat kritere për të gjithë, të njohura që në ditën e parë. Nuk varet nga përshtypja e momentit.

4

Programe moderne

Punojmë me Odoo dhe me mjete të inteligjencës artificiale në punën e përditshme. Janë aftësi që ju mbeten kudo që të shkoni më pas.

5

Klientë shqiptarë dhe të huaj

Një pjesë e klientëve tanë janë italianë dhe anglishtfolës. Nëse i flisni këto gjuhë, i përdorni çdo javë dhe i përmirësoni.

6

Kohë për të mësuar

Të mësuarit nuk pritet të bëhet pas orarit. Është pjesë e punës, me kolegë që ndihmojnë dhe me materiale të brendshme.

The Process

Si vijon, hap pas hapi

  1. Dërgoni kandidaturënPlotësoni formularin më poshtë ose na shkruani në [email protected]. Një paragraf i shkurtër mjafton.
  2. Merrni një përgjigjeÇdo kandidaturë merr përgjigje, edhe kur nuk kemi pozicion të hapur. Nëse nuk ka vend sot, ju mbajmë në listë dhe ju kontaktojmë kur hapet.
  3. Intervista e parë dhe një test i shkurtërFlasim për ju dhe për mënyrën si punoni. Testi zgjat rreth 30 minuta dhe nuk pritet të dilni me përgjigje të përsosura, na tregon nga ku nis trajnimi.
  4. Intervista finale dhe ofertaTakim i dytë me ekipin drejtues, ku flitet hapur edhe për pagën, orarin dhe pritshmëritë. Qëllimi është të kuptojmë nëse përputhemi të dyja palët.
Frequently asked questions

Ato që na pyesin më shpesh

Po, dhe është mënyra që preferojmë. Kandidaturën tuaj e ruajmë, ju kthejmë përgjigje dhe ju kontaktojmë kur hapet një vend që ju përshtatet.
Varet nga roli. Për Senior Accountant po, kërkohet eksperiencë pune në kontabilitet. Për Accountant, Junior dhe praktikë, jo. Aty na intereson më shumë dëshira për të mësuar dhe mënyra si i qaseni punës.
Konfirmimin e marrjes e merrni menjëherë. Përgjigjen tonë për vijimin e merrni brenda dy javësh. Nëse procesi vazhdon, dy intervistat zakonisht zhvillohen brenda një muaji.
Po, dhe rruga është e shkruar. Kalimi nga Accountant në Senior ka kritere të njohura, që lidhen me vlerat, me aftësitë profesionale dhe me kapacitetin për të mbajtur klientë më të mëdhenj.
Puna zhvillohet nga zyra në Tiranë. Në fillim kjo është e rëndësishme, sepse pjesa më e madhe e të mësuarit vjen nga kolegët që keni pranë.
Application

Dërgoni kandidaturën tuaj

Merrni konfirmimin menjëherë dhe përgjigjen tonë brenda dy javësh.

Formatet e pranuara, PDF ose Word. Madhësia deri 8 MB.

Nëse po kërkoni më shumë se një vend pune

Nëse po kërkoni një ambient ku mund të rriteni, të sfidoheni dhe të bëheni pjesë e një ideje më të madhe, atëherë kjo ftesë është për ju.

Dërgo kandidaturën
Ose na shkruani në [email protected]  ·  Telefon +355 69 323 2349

GDPR

ALPROFIT CONSULT
The economist ofExterior ofYour Business.

We take care of accounting and taxes, so you can save time, money, and focus on growing your business.

Request a Quote to
Accounting

You can have complete financial information at any time.

Taxes

Professionals in the field of tax administration.

Financial Consulting

We support our clients with various financial consulting services for their business.