Certifikata elektronike është një dokument elektronik që lëshohet nga AKSHI, pas aplikimit në portalin e-Albania, për çdo tatimpagues që lëshon fatura, me qëllim të zbatimit të procedurës së Fiskalizimit të faturës.
Lexo edhe: Fatura elektronike dhe certifikata e fiskalizimit.
Në këtë video ju paraqesim hap pas hapi të gjitha veprimet që duhet të ndërmerrni për të kryer me sukses aplikimin.
Përdor: https://e-albania.al/eAlbaniaServices…
Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit
Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për subjektet tatimpaguese në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, ligjit nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon Certifikatat Elektronike X.509 v3.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë;
- Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.
*Lutemi të siguroheni që adresa e-mail e regjistruar në portal të jetë e aksesueshme në mënyrë të sigurtë nga ana juaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë
1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës
Kostot
4,000 lekë
(Shkarkoni faturën)
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]
Burimi: e-Albania

