TiranaTiranaDurazzo Dal lunedì al venerdì, dalle 08:30 alle 17:00 +355693232349 Dal lunedì al sabato, dalle 8 alle 18 +355693232349

Quanto paghi in contributi e tasse sul tuo stipendio? (Aggiornato a gennaio 2026)

Paga është burimi kryesor i të ardhurave për shumicën e individëve në Shqipëri. Për pjesën më të madhe të familjeve, ajo përbën mbi 60% të të ardhurave totale. Pjesa e mbetur vjen nga qiradhënia, aktivitete të vogla tregtare dhe rimesa nga jashtë.

Nga janari 2026, paga minimale është 50,000 lekë në muaj, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Ndryshimi ka efekt të drejtpërdrejtë mbi llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat. Paga maksimale e sigurueshme është 186,416 lekë. Shifrat e kontributeve për të vetëpunësuarit janë rishikuar në përputhje.

Ky artikull shpjegon se si llogariten detyrimet për punonjësin dhe punëdhënësin, çfarë paguajnë të vetëpunësuarit dhe çfarë do të thotë mosdeklarimi i pagës reale për individin dhe biznesin.

Leggi anche: Aumento del salario minimo in Albania – 50.000 lek (gennaio 2026)

Marrëdhëniet e Punës dhe Mbrojtja Ligjore

Punonjësit në Shqipëri janë të mbrojtur nga Codice del lavoro dhe një sërë ligjesh të tjera që garanton të drejtat dhe sigurinë e tyre në vendin e punës. Në praktikë, kjo përfshin të drejtat për pushime, leje vjetore, trajtimin e barabartë dhe mbrojtjen nga largimi i padrejtë nga puna. Punonjësit nuk mund të largohen nga puna pa një arsye të ligjshme të përcaktuar në kontratë dhe pa një procedurë të ndjekur sipas ligjit.

Mungesa e fuqisë punëtore dhe rritja e kërkesave për punëtorë të kualifikuar i kanë detyruar shumë kompani të ofrojnë kushte më të mira dhe trajtim dinjitoz për të tërhequr dhe mbajtur stafin. Shumë punëdhënës kanë filluar të investojnë në kushte të përmirësuara të punës, duke përfshirë paga më të larta dhe përfitime shtesë.

Kontributet e Sigurimeve Shoqërore për të Punësuarit dhe të Vetëpunësuarit

Për të punësuarit, kontributet e sigurimeve shoqërore ndahen në dy pjesë. 9.5% e pagës bruto mbahet nga paga e punonjësit. 15% e pagës bruto paguhet nga punëdhënësi. Të dyja llogariten mbi pagën bruto.

Kur paga e punonjësit tejkalon 186,416 lekë, kontributet llogariten vetëm mbi këtë kufi maksimal. Edhe nëse punonjësi fiton më shumë, sigurimet shoqërore nuk llogariten mbi shumën që kalon kufirin.

Në rastin e të vetëpunësuarve, pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore është e barabartë me 23% të shumës 50,000 lekë, ose 11,500 lekë në muaj.

Kontributet e Sigurimeve Shëndetësore

Sigurimet shëndetësore ndahen gjithashtu në dy pjesë. 1.7% e pagës bruto mbahet nga paga e punonjësit dhe 1.7% e pagës bruto paguhet nga punëdhënësi.

Ndryshe nga sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore nuk kanë pagë maksimale. Kontributet llogariten mbi pagën bruto totale, pa kufizim.

Për të vetëpunësuarit, kontributet e sigurimeve shëndetësore llogariten mbi dyfishin e pagës minimale, e cila është 100,000 lekë në vitin 2026. Kjo përkthehet në një kontribut prej 3.4% mbi këtë shumë, ose 3,400 lekë në muaj.

Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimit (TAP)

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet sipas Nenit 24 të ligjit nr. 29/2023, i cili ka hyrë plotësisht në fuqi nga 1 janari 2025. Mbi bazën e tatueshme deri në 2,040,000 lekë në vit aplikohet norma 13%, ndërsa mbi këtë kufi aplikohet norma 23%. Baza e tatueshme llogaritet pasi zbriten shumat e parashikuara në Nenin 22 të të njëjtit ligj.

Zbritja personale sipas Nenit 22 aplikohet nga punëdhënësi në listëpagesë mujore, me kusht që punonjësi të ketë nënshkruar Deklaratën mbi Statusin Personal. Normat e Nenit 24 janë në fuqi nga 1 janari 2025.

Kontributet dhe tatimi i pagës 2026 në Shqipëri - normat e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe TAP - AlProfit Consult

Shembuj të TAP bazuar në skemën aktuale

Paga bruto 50,000 lekë: tatimi mbi të ardhurat është 0 lekë.
Paga bruto 100,000 lekë: tatimi llogaritet kështu: (100,000 – 30,000) x 13% = 9,100 lekë.
Paga bruto 250,000 lekë: llogaritja bëhet: 22,100 + (250,000 – 200,000) x 23% = 33,600 lekë.

Shembujt e mësipërm janë të bazuar në normat e kontributeve dhe TAP në fuqi nga janari 2026. Nëse dëshironi të llogarisni shpejt pagën neto dhe koston totale për çdo nivel page, kemi përgatitur një skedar Excel të gatshëm për përdorim. Vendosni pagën bruto dhe skedari llogarit automatikisht mbajtjet, pagën neto dhe koston totale të punëdhënësit.

Scarica: Kalkulator i pagës 2026 (Excel)

Puna në distancë dhe efekti në Shqipëri

Puna në distancë është bërë gjithnjë e më e zakonshme, sidomos pas pandemisë. Freelancerët që ofrojnë shërbime për klientë të huaj mbeten subjekt i detyrimeve kontributive dhe tatimore shqiptare, pavarësisht vendndodhjes së klientit.

Me pagën minimale 50,000 lekë në 2026, shpenzimet mujore obligative dhe administrative për një freelancer janë si më poshtë. Kontributet e sigurimeve shoqërore janë 23% mbi 50,000 lekë, ose 11,500 lekë (rreth 115 euro). Kontributet e sigurimeve shëndetësore janë 3.4% mbi 100,000 lekë, ose 3,400 lekë (rreth 34 euro). Shpenzimet administrative, duke përfshirë fiskalizimin, komisione bankare dhe ekonomistin, luhaten ndërmjet 150 dhe 200 euro në muaj.

Në total, shpenzimet mujore për një freelancer që fiton 1,500 euro në muaj arrijnë në rreth 300 deri në 350 euro, duke përfshirë të gjitha kontributet dhe shpenzimet operative.

Leggi anche: Modifiche all'imposta sul reddito, marzo 2026: cosa cambia per i lavoratori autonomi, le aziende promotrici e i datori di lavoro

Efekti i kursit të këmbimit për ata që paguhen në euro

Kursi i këmbimit është një faktor i rëndësishëm për ata që paguhen në valutë të huaj. Gjatë viteve të fundit, leku shqiptar është forcuar ndaj euros. Kjo ka ndikuar negativisht fuqinë blerëse të punonjësve me të ardhura në euro, edhe kur shuma nominale mbetet e njëjtë.

Situata ka rëndësi të veçantë për ata me kosto jetese në lekë dhe të ardhura në euro. E njëjta shumë në euro konvertohet sot në dukshëm më pak lekë sesa disa vite më parë. Ky boshllëk është real dhe duhet të merret parasysh në çdo negociatë page.

Mosdeklarimi i pagës reale dhe efektet e tij

Mosdeklarimi i pagës reale mbetet një nga problemet më të zakonshme në tregun shqiptar të punës. Pasojat preken nga të dyja palët.

Punonjësi që paguhet 100,000 lekë por deklarohet vetëm për 50,000 lekë humbet gjysmën e bazës kontributive. Pensioni dhe përfitimet nga sigurimet shoqërore do të llogariten mbi shumën e deklaruar, jo mbi atë reale. Ky boshllëk bëhet i dukshëm zakonisht në momentin kur përfitimi nevojitet më shumë.

Mosdeklarimi dëmton edhe konkurrencën e ndershme midis bizneseve dhe zvogëlon të ardhurat e shtetit. Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet dhe ka rritur sanksionet për shkeljet në këtë fushë.

Paga minimale, mesatare dhe maksimale për profesione të ndryshme në Shqipëri

Pagat variojnë ndjeshëm sipas sektorit dhe nivelit të kualifikimit. Paga minimale prej 50,000 lekë është e detyrueshme për çdo punëdhënës, privat ose publik, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Paga mesatare sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025 është rreth 83,000 lekë bruto në muaj. Për profesione të specializuara dhe pozicione menaxheriale në sektorin privat, pagat mund të arrijnë mbi 300,000 lekë në muaj.

Punëtorët e ndërtimit pa kualifikim marrin zakonisht 50,000 deri në 55,000 lekë, ndërsa ata me kualifikim mund të fitojnë 70,000 deri në 90,000 lekë. Infermierët në sektorin publik marrin rreth 55,000 deri në 65,000 lekë, ndërsa në sektorin privat pagat shkojnë deri në 80,000 lekë. Mësuesit fillestarë marrin rreth 55,000 lekë dhe ata me përvojë rreth 75,000 deri në 85,000 lekë. Inxhinierët dhe profesionistët e IT në sektorin privat fillojnë nga 80,000 lekë dhe arrijnë shpesh mbi 200,000 lekë për rolet e specializuara. Menaxherët e nivelit të lartë në sektorin bankar dhe të sigurimeve marrin nga 200,000 deri në 400,000 lekë ose më shumë.

Ogni volta che si verifica un cambiamento fiscale o finanziario che riguarda la tua attività, ti avvisiamo immediatamente via e-mail fornendoti una spiegazione chiara.

Invia notifiche gratuitamente

Pse ka rëndësi të kuptoni llogaritjet e pagës

Kostoja reale e një punonjësi me pagë bruto 100,000 lekë nuk është 100,000 lekë. Është mbi 117,400 lekë, duke përfshirë kontributet e punëdhënësit. Ky ndryshim prek planifikimin e buxhetit, negociimin e kontratave dhe çdo raportim financiar.

Nëse dëshironi të kuptoni se si ndikojnë këto ndryshime në koston e stafit ose në situatën tuaj si i vetëpunësuar, ekipi ynë është në dispozicionin tuaj.

Domande frequenti

Sa është paga minimale në Shqipëri në 2026?

Paga minimale është 50,000 lekë në muaj, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2026.

Sa merr punonjësi në dorë me pagë minimale?

Punonjësi me pagë bruto 50,000 lekë merr rreth 44,400 lekë neto. Mbahen 4,750 lekë sigurime shoqërore dhe 850 lekë sigurime shëndetësore. Tatimi mbi të ardhurat për këtë nivel page është zero.

Sa i kushton punëdhënësit një punonjës me pagë minimale?

Punëdhënësi paguan 7,500 lekë sigurime shoqërore dhe 850 lekë sigurime shëndetësore mbi pagën bruto. Kostoja totale është rreth 58,350 lekë në muaj.

Çfarë paguajnë të vetëpunësuarit për kontribute?

Kontributet e sigurimeve shoqërore janë 11,500 lekë në muaj. Kontributet shëndetësore janë 3,400 lekë. Totali është 14,900 lekë në muaj, plus shpenzimet administrative.

A ka ndryshuar tatimi mbi pagën (TAP) në 2026?

Jo. Skema progresive mbetet e njëjtë. Pagat deri në 50,000 lekë nuk tatohen. Mbi këtë nivel aplikohet norma 13%, ndërsa mbi 200,000 lekë aplikohet norma 23%.

Keni pyetje mbi kontributet dhe tatimin e pagës?

Nëse dëshironi të kuptoni se si llogariten kontributet dhe tatimi për situatën specifike të biznesit tuaj ose të punonjësve tuaj, ekipi ynë është në dispozicionin tuaj.

Richiedi una consulenza gratuita

✔ Nessun impegno · ✔ Riservatezza totale · ✔ Risposta entro 24 ore

Oppure direttamente a: +355 69 323 2349  ·  [email protected]

GDPR