Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve procedurën ligjore mbi dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.5, datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, si dhe kërkesave të Ligjit Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
Tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me Udhëzim. Ky formular plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese.
Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij.
Për të krijuar lehtësi tek tatimpageusit, formati ityre dotë jëtë i njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), konkretisht:
- Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
- Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë);
- Aneksi për shpjegimet shpjeguese.
- Kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin;
- Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2019 (analitik);
- Inventari i mjeteve të transportit në pronësi;
- Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).
- Hartuesi i pasqyrave financiare (bilanc), ekonomisti i punësuar, kontabilisti i miratuar i liçensuar ose shoqëria e kontabiliteti që ofron shërbimin e kontabilitetit.Në formatin e dorëzimit të Bilancit Vjetor në menunë Kontabilitet, në llogarinë e tatimpaguesit në e-Filing janë shtuar tre fushat si më sipër.
- Administratori i shoqërisë si dhe numri i tij i kontaktit;
- Rubrika e të ardhurave për t’u plotësuar gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare.

