Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasPostim historik, 25 korrik 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Në vijim të masave të marra për zbatimin e lehtësive fiskale për tatimpaguesit, gjatë situatës së emergjencës COVID-19, Administrata Tatimore njofton se janë përcaktuar procedurat e nevojshme për heqjen e gjobave të vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë 2020, të cilat janë llogaritur dhe kontabilizuar gjatë muajve Prill, Qershor 2020, periudhë e cila korrespondon me gjendjen së fatkeqësisë natyrore të shpallur me VKM nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar.
Tatimpaguesit, të cilët i kanë paguar tashmë gjobat e vendosura për sa më sipër, do të kenë mundësi që shumën e paguar t’a përdorin për pagesën e detyrimeve tatimore të mëvonshme. Drejtoritë Rajonale Tatimore do të vijojnë me zbatimin e procedurave përkatëse dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik, e-filling.

