Paga minimale dhe maksimale nga shtatori 2022. Dokument historik

Pikat kryesore
  • Nga shtatori 2022 paga minimale ishte 34,000 lekë, sipas VKM nr. 604, datë 14.9.2022.
  • Kjo shifër nuk vlen më dhe është zëvendësuar dy herë që nga ajo kohë.
  • Paga minimale sot është 50,000 lekë dhe tavani i kontributeve 186,416 lekë.
  • Njoftimi ruhet si referencë për listëpagesat e periudhave të vitit 2022.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Shifrat në fuqi u rikontrolluan te VKM nr. 776, datë 19.12.2025 dhe te njoftimi i DPT. Sigurimet shoqërore, faqja e burimit
Dokument historik. Ky njoftim i vitit 2022 jep pagën minimale 34,000 lekë. Nga 1 janari 2026 paga minimale në shkallë vendi është 50,000 lekë dhe paga maksimale për efekt kontributesh është 186,416 lekë, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Shifrat në fuqi sot
ParametriVlera në fuqi
Paga minimale në shkallë vendi50,000 lekë në muaj, nga 1 janari 2026
Paga maksimale për kontributet shoqërore186,416 lekë në muaj
Kontributet gjithsej, kontratë normale27.9%, pra 16.7% punëdhënësi dhe 11.2% punëmarrësi
Akti në fuqiVKM nr. 776, datë 19.12.2025

Njoftimi i plotë i shtatorit 2022

Duke filluar nga periudha Shtator 2022, paga bazë minimale mujore, në
shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34,000 lekë (VKM nr. 604, datë 14.09.2022).

Për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e punësuar;
  2. Jo më pak se paga minimale, e barabartë me 34,000 (tridhjetë e katër mijë)lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 149,954 (njëqind e dyzetë e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë, për personat e vetëpunësuar;
  3. E barabartë me pagën minimale mujore prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.

Gjithashtu, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, paga mujore do të jetë:

  1. Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 34,000 (tridhjetë e katër mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;
  2. Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 68,000 (gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.

Shkarko këtu dhe më poshtë njoftimin.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR