Njoftim për tatimpaguesit e tatimit mbi vlerën e shtuar: transferimi automatik i librave të shitjes dhe blerjes nga portali SelfCare drejt e-filing.

Administrata Tatimore njofton se, duke filluar nga periudha tatimore Mars 2023, librat e shitjes dhe blerjes nuk do te ngarkohen manualisht, në format excel nëpërmjet e-filing.

Ky zhvillim i ri mundëson tranferimin e të dhenave të librave automatikisht në E-filing; pasi ju t’i keni mbyllur ato, në portalin SelfCare, nga data 1-10 të muajit pasardhes.

Përpara se të kryeni mbylljen e librave ne Portalin Selfcare, duhet të verifikoni të dhënat e transaksioneve dhe të kryeni saktësimet përkatëse.

Librat e shitjes dhe blerjes që nuk do mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi në datë 11.

Dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes në portalin Self-Care kryhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Hapat e dorëzimit në portalin SelfCare

  • Aksesoni llogarinë tuaj në portalin SelfCare, nëpërmjet kredecialeve tuaja të portalit e-Albania
  • Në menunë “Libri i shitjeve dhe i blerjeve”, zgjidhni nën-menunë “Pasqyra Mujore”, dhe me pas klikoni në periudhën qe do te deklaroni (psh: 2023, 03)
  • Në seksionin “Artikulli i librit të shitjes” apo “Artikulli i librit të blerjes” mund të verifikoni të gjitha të dhënat për faturat tuaja të shitjes apo të blerjes. Për faturat e blerjes mund të kryeni sistemimet përkatëse për TVSH-në (në rast se është e nevojshme).
  • Pas verifikimeve dhe saktësimeve të faturave të shitjes dhe blerjes, në seksionin “Informacion bazë” ku shfaqet përmbledhësja e situatës mujore të TVSH-së, duke klikuar “Mbyll librin” ku keni mundësinë të bëni deklarimin e librave, si në pamjen më poshtë.
  • Pas mbylljes në SelfCare, librat do të transferohen automatikisht drejt sistemit të deklarimit elektronik E-filing

Nëse për periudhën e deklarimit, nuk keni mundur te kryeni saktësimin e të dhënave të faturave në libra apo i keni mbyllur ata para dates 10 dhe keni marrë edhe fatura të tjera (p.sh.. Fatura të shërbimeve utilitare), ju do të keni mundësinë që korrigjimin e të dhënave te librave t’a kryeni manualisht, nëpërmjet llogarisë tuaj në E-filing.

Sjellim në vëmendjen tuaj se korrigjimi i librave duhet të kryhet vetëm në ato raste kur ju mund të vërtetoni mospërputhjen e të dhenave të librave në Selfcare me ato që ju do të deklaroni.

Deklarata e TVSH-së do të vijojë të kryhet manualisht, sipas të dhënave të deklaruar në librat e shitjes dhe blerjes.

Hapat e korrigjimit nëpërmjet sistemit E-filing

Për të korrigjuar librat nëpërmjet sistemit elektronik të deklarimit E-filing, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Aksesoni llogarinë tuaj te deklarimit elektronik E-filing, ne tatime.gov.al
  • Për të ndryshuar librin e shitjes, ne menune “Librat e Shitjeve dhe Blerjeve”, zgjidhni nenmenune “Librat e shitjeve”
  • klikoni ne seksionin seksioni “Libra të dorëzuara”, përzgjidhni periudhën për të cilën do të ndryshohet libri duke klikuar tek shenja “→”, dhe pas selektimit të periudhës duhet të klikoni tek butoni “Ndrysho Librin”, si në pamjen më poshtë:
  • Me pas vijoni me ngarkimin e librit të korrigjuar në format excel dhe dorëzimin e tij.

Për ndryshimin e librit të blerjes duhet të zgjidhni nënmenunë “Librat e Blerjeve” dhe të ndiqni hapat e tjerë të përshkruar më lart.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR