“Fiscalization” - Public consultation process on the draft law continues

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, prej datës 1 gusht është hedhur për konsultim publik, sikundër është njoftuar më herët nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave znj.Anila Denaj. Për Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, gjatë kësaj periudhe, vlerësohet shumë i rëndësishëm procesi i konsultimit publik, ndaj fton të gjitha grupet e interesit dhe opinionin në tërësi, të japin komentet dhe sugjerimet e tyre, me qëllim mbarëvajtjen e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Ju bëjmë me dije se këtë projektligj, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”, të gjitha palët e interesuara mund ta gjejnë në platformën online: http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/195. Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, në  faqen e saj zyrtare ka krijuar një meny të dedikuar mbi fiskalizimin:  https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi, në të cilën do të gjeni gjithashtu projekligjin dhe pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet për secilën prej tyre, në mënyrë të përditësuar. Për marrjen e komenteve, pyetjeve dhe sugjerimeve në dispozicion të çdo të interesuari, është një staf teknik i dedikuar, i cili mund ta kontaktohet përmes adresës së postës elektronike: [email protected]. Faza e konsultimit publik do të zgjasë deri në fund të muajit Gusht 2019. Gjithashtu, me qëllim garantimin e një komunikimi sa më të plotë, janë planifikuar të organizohen tryeza të gjera diskutimi me grupe interesi, si me: kontabilistë, specialistë të sektorit të Informacionit dhe Teknologjisë, shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë,  Këshillin e Investimeve, Këshillin Konsultativ Tatimor, etj. Projektligji, synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike. Reforma e Fiskalizimit është një angazhim madhor i Qeverisë Shqiptare në përpjekje për të minimizuar ekonominë informale, përmes modernizimit të sistemit të monitorimit të taksave. Qëllimi i këtij projekti është: • Minimizimi i niveli të ekonomisë informale; • Përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave; • Identifikim më i lehtë i evazionit fiskal; • Bërjen e auditimit të taksave më kost-eficiente; • Ulja e nivelit të korrupsionit në administratë; • Ofrimi i më shumë shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin; • Pozicionimi i Shqipërisë më afër standardeve të Bashkimit Europian. Burimi: Official Page and DPT  

Accounting, tax filings, and tax consulting for your business, all in a monthly package. The first consultation is free and no obligation.

VIEW PRICES

About the author

Andi Haxhillari is an economist and the founder of AlProfit Consult, an accounting, tax advisory, and financial management firm in Tirana, established in 2015. He holds the professional title of Certified Accountant, certificate no. 359, issued by the Certification Authority of the Ministry of Finance on July 4, 2012. He graduated with a Master's degree in Accounting and as a General Economist from the Faculty of Economics at the University of Tirana. For more than ten years, he has worked as an external economist for small and medium-sized businesses in Albania.

GDPR