Kujtesa e DIVA-s për 2023, histori e afatit 30 prill 2024

Deklarata individuale vjetore, kujtesë DIVA 2023
Pikat kryesore
  • Ky ishte kujtesa e vitit 2024 për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) të vitit fiskal 2023, me afat 30 prill 2024. Afati ka kaluar prej kohësh.
  • Efektet e ligjit nr. 29/2023 për DIVA-n nisën me deklaratën e vitit fiskal 2024 (dorëzuar në 2025), jo me atë të vitit 2023.
  • Kush e dorëzon sot DIVA-n, deri kur dhe me cilat zbritje, e mban faqja jonë e përditësuar për deklaratën individuale.
Përditësuar më 18 tetor 2026. Publikuar më 11 mars 2024. Përmbajtja më poshtë ruhet si dëshmi e njoftimit origjinal të vitit 2024.

Më 11 mars 2024, Administrata Tatimore u rikujtoi individëve rezidentë dhe jorezidentë që gjatë vitit 2023 kishin pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë, ose ishin të dypunësuar për të paktën një periudhë tatimore brenda vitit, detyrimin për të plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2023, me afat 30 prill 2024.

Lexo edhe: Kush duhet të dorëzojë deklaratën individuale dhe kur, dhe Deklarata Vjetore (DIVA), rimbursimi për fëmijët dhe shpenzimet arsimore.

Njoftimi i atëhershëm sqaronte edhe se kush nuk ishte deklarues i DIVA-s, sqarim që mbetet i vlefshëm si parim i përgjithshëm:

Nuk janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) kategoria “i vetëpunësuar” (me të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarit) dhe i punësuar në një subjekt (person fizik apo juridik) në të cilin përfiton të ardhura vetëm nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet e punës, pasi kategoria “i vetëpunësuar” ka detyrim vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe ka të përcaktuar në listëpagesë vlerën zero në rubrikën “Paga bruto”, sqaroi në 2024 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Përpara se të veproni sipas këtij sqarimi, verifikoni gjithmonë te faqja jonë e përditësuar nëse kategoria juaj ka ndryshuar që nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 29/2023.

Burimi: efiling.tatime.gov.al

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR