- Ligji nr. 4/2024 nuk sjell rregulla të reja vetë, ai miraton aktin normativ nr. 7, datë 14.12.2023.
- Akti normativ ndryshoi ligjin nr. 29/2023 pak ditë përpara se ai të hynte në fuqi më 1 janar 2024.
- Ndryshimi i parë preku afatin e listëpagesës, duke e ndarë sipas regjistrimit në TVSH.
- Ndryshimi i dytë preku dispozitat kalimtare të nenit 69, përfshirë llogaritjen e parapagimeve për shërbimet profesionale në vitin 2024.
Ky ligj është një akt i shkurtër miratimi, prandaj teksti i tij nuk thotë asgjë për biznesin. Vlera është te akti që miraton. Më poshtë është teksti zyrtar i ligjit, dhe përpara tij ajo që ndryshoi vërtet.
Çfarë ndryshoi akti normativ nr. 7/2023
Ndryshimi i parë, te neni 65 i ligjit nr. 29/2023. Afati i listëpagesës u nda sipas regjistrimit në TVSH. Entitetet dhe individët e vetëpunësuar apo tregtarë të regjistruar për TVSH e dorëzojnë listëpagesën mujore, deri më datën 20 të muajit pasues. Individët e vetëpunësuar dhe tregtarët që nuk janë të regjistruar për TVSH e dorëzojnë tremujore, deri më datën 20 të muajit që pason tremujorin. Ky ndarje është ende në fuqi sot dhe shpjegohet te faqja jonë e deklarimit në e-Filing.
Ndryshimi i dytë, te neni 69, dispozitat kalimtare. U rregullua kalimi nga ligji i vjetër te ai i ri për periudhën tatimore 2024, përfshirë formularët që do të përdoreshin dhe mënyrën si do të llogariteshin parapagimet e vitit 2024 për ata që furnizojnë shërbime profesionale. Për këta të fundit, parapagimet e vitit 2024 u llogaritën mbi deklaratat e viteve paraardhëse, duke zbatuar normat e ligjit të ri. Si llogariten këstet sot e shpjegon faqja jonë e parapagimeve.
Pse ka rëndësi sot. Këto dispozita janë kalimtare, pra efektin kryesor e dhanë në vitin 2024. Megjithatë ato shpjegojnë pse këstet e atij viti u llogaritën mbi një bazë që shumë tatimpagues nuk e prisnin, dhe pse u hap e drejta për të kërkuar rishikimin e tyre. Normat në fuqi sot janë te faqja e normave dhe pragjeve.
Teksti i ligjit nr. 4/2024
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 14.12.2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’”, të ndryshuar.
Miratuar në datën 25.1.2024.
Shpallur me dekretin nr. 42, datë 6.2.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Burimi: Fletore zyrtare.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
