VKM nr. 158/2022. Paga minimale 32,000 lekë, dokument historik

Pikat kryesore
  • Vendimi nr. 158, datë 12.3.2022, caktoi pagën minimale 32,000 lekë në muaj.
  • Vendimi është zëvendësuar nga VKM nr. 604/2022, nga VKM nr. 113/2023 dhe nga VKM nr. 776/2025.
  • Paga minimale në fuqi sot është 50,000 lekë në muaj.
  • Teksti ruhet si dokument historik.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Shifrat në fuqi u rikontrolluan te VKM nr. 776, datë 19.12.2025 dhe te njoftimi i DPT. Sigurimet shoqërore, faqja e burimit
Dokument historik. Ky vendim i vitit 2022 caktonte pagën minimale 32,000 lekë. Nga 1 janari 2026 paga minimale në shkallë vendi është 50,000 lekë dhe paga maksimale për efekt kontributesh është 186,416 lekë, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Shifrat në fuqi sot
ParametriVlera në fuqi
Paga minimale në shkallë vendi50,000 lekë në muaj, nga 1 janari 2026
Paga maksimale për kontributet shoqërore186,416 lekë në muaj
Kontributet gjithsej, kontratë normale27.9%, pra 16.7% punëdhënësi dhe 11.2% punëmarrësi
Akti në fuqiVKM nr. 776, datë 19.12.2025

Teksti i vendimit nr. 158/2022

VENDIM

Nr. 158, datë 12.3.2022

PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961,  datë 12.7.1996,  “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 32,000 (tridhjetë e dy mijë) lekë. 

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 183,9 (njëqind e tetëdhjetë e tre presje nëntë) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.1025, datë 16.12.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet   financiare nga data 1 prill 2022.

Shkarko këtu VKM Nr. 158 datë 12.03.2022.

Burimi: Qendra e Botimeve Zyrtare.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR